Flash

Erdogan sërish në zonat e tërmetit: Do të rindërtojmë gjithçka

Lapsi.al 13 March 2023
Erdogan sërish në zonat e tërmetit: Do të

“Do të rindërtojmë gjithçka” është ky premtimi i Presidentit Erdogan gjatë vizitës në zonën e rrënuar të Hatay, i cili ishte rajoni më i goditur nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit.

Me mijëra qytetarë në 11 provincat po qëndrojnë në tenda apo edhe në akomodime të përkohshme. Si reagimi i Erdogan ashtu edhe i qeverisë së tij ndaj fatkeqësisë natyrore ka rënë në qendër të vëmendjes, ku kritikët i akuzojnë ata se nuk kanë parapërgatitur vendin i cili është i rrezikuar nga lëkundjet e tokës.

Numri i të vdekurve nga tërmeti tani ka arritur në 48,000 vetëm në Turqi, dhe 6,000 të tjerë në Siri. Hatay pësoi pasgoditje të shumta të cilat i shtuan më tej vuajtjet.

Një konferencë ndërkombëtare e donatorëve do të mbahet në Bruksel më 16 mars për të mbledhur fonde për të ndihmuar në rindërtimin e zonave të prekura.

Banka Botërore vlerëson se tërmeti i 6 shkurtit shkaktoi rreth 35 miliardë dollarë dëme, ndërsa Gazeta Turke e Biznesit vlerësoi se kostoja ishte rreth 45 miliardë dollarë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI