Flash

Brenda Fraser, aktori më i mirë për vitin 2023

Lapsi.al 13 March 2023
Brenda Fraser, aktori më i mirë për vitin 2023

Brendan Fraser u shpall aktori më i mirë në Oscar 2023. Aktori doli fitues duke mposhtur Austin Butler (Elvis), Colin Farrell (The Banshees of Inisherin), Paul Mescal (Aftersun) dhe Bill Nighy (Living).

Fraser e filloi fjalimin e tij me një shaka: "Pra, kështu duket multiversi." "Zoti im, falenderoj Akademinë për këtë nder dhe për studion tonë A24 për realizimin e një filmi kaq të guximshëm. I jam mirënjohës regjisoritDarren Aronofsky që më hodhi një litar shpëtimi dhe më mori në bordin e anijes së mirë The Whale." tha ai. “Është shkruar nga Samuel D. Hunter, i cili është fari ynë”.

Duke folur për kolegët e tij të nominuar, ai e quajti gjithashtu “nder” që të nominohej përkrah tyre. Ai më pas i bëri një thirrje të veçantë njërit prej aktorëve të tij përpara se të vazhdonte, duke thënë: "Vetëm balenat mund të notojnë në thellësinë e talentit të Hong Chau". “Kam filluar në këtë biznes 30 vjet më parë, dhe gjërat nuk më kanë ardhur lehtë, por ka pasur një lehtësi që nuk e kam vlerësuar në atë kohë, derisa u ndal. Dhe dua të them vetëm faleminderit për këtë mirënjohje, sepse nuk mund të bëhej pa kastin tim", shtoi Brendan. Ai përfundoi, "Faleminderit përsëri. Unë jam shumë mirënjohës për ju. Natën e mirë."

Nata e madhe e Fraser vjen pas shumë fitoreve të tjera. Ai  më parë fitoi Critics Choice Awards si edhe  SAG Awards në fillim të këtij viti. Githashtu u nominua për Golden Globe dhe BAFTA Award. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

OSCAR 2023/ Lista e plotë e fituesve

Shumë yje të Hollywood u nderuan në ceremoninë e çmimeve "Oscars" këtë të dielë. "Everything, Everywhere, All at Once" kryesoi "Oscars" këtë vit duke marrë 7 çm...

09:49

Oscar 2023/ Lista e plotë e të nominuarve

Çmimet e Akademisë do të mbahen të dielën, sot më 12 mars. Shihni më poshtë listën e plotë të të nominuarve. FOTOGRAFIA MË E MIRË “All Quiet on the Wes...

21:59

Shakira thyen 14 Rekorde Botërore Guinness

Artistja Shakira ka thyer 14 Rekorde Botërore Guinness me publikimin e saj të fundit "Music Sessions Vol. 53". Arritja mbresëlënëse erdhi përmes bashkëpunimit t...

12:53

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI