Flash

Berisha: Ju them pse Rama shkarkoi Artan Lamen

Lapsi.al 13 March 2023
Berisha: Ju them pse Rama shkarkoi Artan Lamen

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e shkarkoi kreun e Kadastrës, Artan Lames vetëm sepse ai nuk pranoi të firmosë për projektin e Portit të ri të Durrësit. Nga Belshi, Berisha tha se Rama do të marrë 820 mijë metër katrorë nga Porti i Durrësit, për t’u kthyer në një “sheik” të Dubait.

“E shkarkoi Artan Lamen. Boll mëkate ka pasur, por një gjë e bëri, nuk firmosi për portin e Durrësit sepse ishte një vjedhje e tmerrshme që i jepet klanit të Ramës dhe Alabarit 820 mijë metër katrorë, i jepet Porti Shekullor që Rama të bëhet sheik, në një kohë kur ajo është pasuria publike numër 1 e shqiptarëve” ndërkohë që është pasuria publike më e rëndësishme” – tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek inceneratorët dhe më konkretisht në kontrollet e ushtruara nga SPAK në shtëpitë e partneres së Arben Ahmetajt.

“Ka futur drejtësinë në thes. E ka shndërruar drejtësinë në seksion të PS-së me ndihmën e George Sorosit. Merrni djegësat, 420 milionë euro. Edi Rama ka firmosur në shkelmim të ligjeve, të cilat nuk njohin negociatën e mbyllur. Negociata e mbyllur është vjedhje e mirëfilltë. Nuk bëhet ndryshe.

Në Elbasan, ky kryetari i bashkisë me taksat tuaja paguan dyfishin për plehrat. Derdhen në Shkumbin. 26 milionë euro taksa tuaja, janë shpenzuar për djegësin e Elbasanit. Janë në xhepat e qeveritarëve. Në Tiranë nuk ekziston askund të djegësit 120 milionësh. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton plehra, sepse kjo është tarifa kur ato digjen. Plehrat vetëm depozitohen dhe paguhet një kostot prej 12 eurosh për ton” – tha Berisha.

Sipas Berishës kontrollet e SPAK janë bërë me urdhër të Ramës vetëm që të evitohet hetimi ndaj Ahmetajt, kryeministrit dhe Erion Veliajt.

“Drejtësia kontrollon zonjën e Arben Ahmetajt, por ajo e bën atë për t’i hedhur hi syve për të mos hetuar Arben Ahmetajn, Ramën dhe Veliajn. Ajo merr urdhra ekzekutiv nga Edi Rama” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe. Pas bllokimit për 9 ditë për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, tashmë lëvi...

16:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI