Flash

Anulime dhe vonesa fluturimesh, sërish greva në disa aeroporte gjermane

Lapsi.al 13 March 2023
Anulime dhe vonesa fluturimesh, sërish greva në disa aeroporte

Pasagjerët në Gjermani do të duhet të përgatiten për vonesa të konsiderueshme apo edhe anulime të fluturimeve, për shkak të grevave të stafit të aeroporteve.

Sipas sindikatës së punëtorëve, Verdi, aeroporti i Berlinit dhe aeroportet e Hamburgut dhe Bremenit do të jenë në grevë gjithë ditën e hënë. Kjo grevë pritet të ndikojë edhe në aeroportet tjera.

Aeroportet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë e tyre për të kuptuar më shumë për fluturimet. Në Hamburg besohet se 2.000 punëtorë do të jenë pjesë e grevës.

Sindikata gjermane e punëtorëve Verdi ka thënë në të kaluarën se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI