Flash

A rrezikon PD të mos hyjë fare në zgjedhje/ Flet Ilirjan Celibashi

Lapsi.al 13 March 2023
A rrezikon PD të mos hyjë fare në zgjedhje/ Flet Ilirjan

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Gjatë një interviste për emisionin “Log.”, Celibashi u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim interpretimin që dëshirojmë ne. Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti “X” duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër,” - u shpreh ai.

Ai u pyet se cilit i takon faji në rast se PD mbetet jashtë zgjedhjeve.

“Faji i kujt është nuk kam pikën e interesit,” - shtoi Celibashi.

Ai ka sqaruar edhe deklaratën e bërë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ai tha se "në perceptim e tij personal, kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha". Për të sqaruar deklaratën e tij, Celibashi tha se e gjitha ka qenë një deklaratë e bërë si reflektim i pretendimeve të përfaqësuesit të Sali Berishës në mbledhjen e KQZ.

“Sa kohë që ligjvënësit kanë parashikuar që vendimmarrjen e Komisionerit të kontestohen në KAS dhe vendimmarrjet e KAS të kontestohen në Kolegjin Zgjedhor, vendimmarrjet mund të jetë të ndryshëm nga njëri - tjetri. Duhet të prezumojmë që vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet të ishte ai vendim që kishte marrë. Kryetari i PD në perceptim nuk ka vend për të folur për sa kohë je në pozitën e funksionarit publik.

Ajo që dikush është përpjekur ta sjellë jashtë kontekstit ka qenë pjesë e narrativës. Secili mund t’i japë kuptimin që do fjalëve të dikujt tjetër. Ne këtë realitet jetojmë. Ajo ka qenë një deklaratë që ishte pjesë e narrativës arsyetuese dhe ishte në reflektim të pretendimeve të përfaqësuesit të zotit Sali Berisha. Në arsyetim të atij pretendimi ishte ajo deklaratë. Për të thënë se perceptimet nuk mund të vendosin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarëdo me thënë narrative,” - deklaroi Ilirjan Celibashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI