Flash

Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes reciproke

Lapsi.al 12 March 2023
Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.

“Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, tha ai në një video-mesazh të dërguar në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheimit, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim në Gjermani, i cili u publikua nga Qeveria e Kosovës më 12 mars.

Më 27 shkurt në Bruksel, palët u pajtuan për propozimin e BE-së, të titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti deklaroi pas takimit se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ishte i gatshëm.

“Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar propozimin në Bruksel nuk është indikacion se ajo nuk pajtohet me përmbajtjen. Çdo ditë ne demonstrojmë kreativitetin e konstruktivitetin tonë”, tha Kurti në videon e 12 marsit.

Vuçiq deklaruar gjithashtu se ai vërtet nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Ai ka folur më shumë për planin e implementimit.

Më 2 mars, një zyrtar i Bashkimit Evropian, gjatë një takimi me gazetarë tha se Kurti propozoi që dokumenti të nënshkruhet, por përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të qartë se BE-ja nuk e ka menduar kështu takimin, sepse sipas tij, marrëveshja duhet të përfshijë edhe aneksin me afatet kohore për implementimin e saj.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara propozimin evropian dhe aneksin ose planin e zbatimit.

Dokumenti prej 11 nenesh – që u bë publik nga BE-ja – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së./REL

Të këshilluara

Gjendet i vetëvarur 35-vjeçari në Këlcyrë

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 në fshatin Luar, Këlcyrë është gjetur 35-vjeçari me inicialet E.P., i vdekur në afërsi të banesës së tij. Policia dyshon që mu...

22:39

Tjetër aksident me vdekje

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në Dibër., Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Melan të Dibrës. Makina m...

15:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI