Flash

Kërcënim, plagosje dhe shkelje të Kodit Rrugor, 4 të arrestuar në Vlorë

Lapsi.al 12 March 2023
Kërcënim, plagosje dhe shkelje të Kodit Rrugor, 4 të

4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale. Një 30 vjeçar është ndaluar pasi gjykata kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për plagosje të rëndë me dashje. N.J ishte në kërkim pasi kishte plagosur me thikë në shtator të vitit të kaluar.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 42 vjeçar pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij. Janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë për shkelje të Kodit Rrugor. Një 18 vjeçar po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi ndërsa një 48 vjeçar pasi ishte i dehur në timon.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. L., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-D. M., 48 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rënia e gurëve bllokon rrugët në Kukës

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Kukësit. Në të gjitha akset: Kukës-Qafë Mali, Kukës-Has, Has-Tropojë, Kukës-Peshkopi e Kukës-Shishtavec, ka pa...

21:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI