Flash

Aksident zinxhir në Hungari, përplasen 42 automjete, 36 të plagosur

Lapsi.al 12 March 2023
Aksident zinxhir në Hungari, përplasen 42 automjete, 36 të

Një aksident masiv është shënuar në Hungari, ku më shumë se 40 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Mediat vendase raportojnë se në autotradën M1 pranë zonës së quajtur Herceghalom janë përplasur 5 kamionë dhe 37 makina. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

36 persona kanë mbetur të plagosur, 19 prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda. Katër prej tyre janë fëmijë. Zjarrfikësit nga disa lokalitete iu bashkuan forcave të Budapestit dhe personelit të menaxhimit të fatkeqësive në vendngjarje, së bashku me katër helikopterë të shpëtimit.

Sipas autoriteteve, shkak i aksidentit masiv ka qenë pluhuri gjë që ka bërë që ulë në masë të konsiderueshme pamjen.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI