Flash

“Vendi është në kohë të vështirë”/ Berisha prezanton kandidaten e tij për Korçën

Lapsi.al 11 March 2023
“Vendi është në kohë të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidaten e tij për bashkinë Korçë, Ledina Alolli. Berisha tha se vendi është në kohë të vështirë. Kryedemokratiki shtoi se në zgjedhjet e 14 majit do të tejkalojnë të gjithë zgjedhjet që janë bërë deri tani.

Ai shprehet i bindur se Alolli ka përkushtimin për qytetarët e Korçës dhe se do të bëjë shumë për të rregulluar problemet e qytetarëve dhe për të përmisuar situatën ekonomike dhe sociale për Korçën.

Berisha: “Kam ardhur sot te ju me besimin e madh me mirëkuptimin tuaj, se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite, në kohëra të papara ndonjëherë. Vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë.

Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjes lokale. Paraqes para jush kandidaten për bashkinë Korçë. Një zonjë intelektuale që mëshon vetitë më të mira të korçarëve. Kam bindjen se Ledina ka të gjithë përkushtimin për qytetarët e Korçës dhe me besimin tuaj ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI