Flash

Zbardhen 6 raste vjedhjesh në Lezhë, 3 në pranga

Lapsi.al 10 March 2023
Zbardhen 6 raste vjedhjesh në Lezhë, 3 në pranga

Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, të implikuar direkt apo indirekt në kryerjen e këtyre vjedhjeve, si dhe me precedentë të mëparshëm në të njëjtën fushë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëngjini” kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 6 vjedhjeve të ndodhura në Shëngjin dhe në Lezhë.

Për këto raste, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: M. P., 21 vjeç, E. M., 35 vjeç dhe E. A. (D.), 36 vjeç, të tre banues në Shëngjin, me precedentë të mëparshëm po për vjedhje. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. V., 50 vjeç, banues në Shkodër, A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 59 vjeç banues në Tiranë dhe R. B., 34 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Shëngjini” rezultoi se 3 shtetasit e arrestuar, më datë 5 mars, pasi kanë thyer xhamin e një automjeti në Lezhë, kanë vjedhur sendet personale që ndodheshin në të, si dhe se më datat 8 dhe 9 mars, po këta shtetas kanë vjedhur pajisje në 4 lokale të ndryshme dhe në një banesë, në Shëngjin.

Në vijim, gjithashtu rezultoi se 4 shtetasit e proceduar penalisht, duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasve të arrestuar, nuk kallëzonin, si dhe përfitonin sendet e vjedhura.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtyre vjedhjeve, si dhe pajisje të ndryshme të dyshuara të vjedhura që janë gjetur si rezultat i kontrolleve në banesat e 4 shtetasve të proceduar.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet e motit në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat te jenë dominante. Përgjatë...

07:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI