Flash

Sulm në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, 7 të vrarë (PAMJET)

Lapsi.al 10 March 2023
Sulm në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait

Një lajm i rëndë vjen nga Hamburgu i Gjermanisë. Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë kanë plagosur nga një sulm me armë në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait. Policia i ka kërkuar popullatës pranë rrethit Alsterdorf të qëndrojë brenda.

“Nuk kemi asnjë tregues të vrasësit të arratisur. Kërkoni strehë në një ndërtesë menjëherë”, - tha policia, duke u kërkuar qytetarëve të përdorin “telefonin vetëm në raste urgjente ekstreme” për të shmangur bllokimin e linjave. Njoftimi u bë përmes aplikacionit të saj të emergjencave.

Të shtënat ndodhën gjatë një feste të Dëshmitarëve të Jehovait. Duket se dy persona hapën zjarr. Policia për momentin nuk konfirmon hipotezën e një vrasësi në arrati dhe fton qytetarët që të mos përhapin hipoteza për motivin në rrjetet sociale.

https://twitter.com/Nerdy_Addict/status/1633951088180178945?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1633951088180178945%7Ctwgr%5E97cc969791ee27d3119dd91adbe457e6b6878b81%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Famburgo-germania-sparatoria-morti-feriti_62067397-202302k.shtml

“Kur është lajmëruar policia kemi ndërhyrë shumë shpejt pasi kemi qenë afër vendit të ngjarjes. Kur kanë mbërritur në kishë policët kanë dëgjuar një të shtënë tjetër”, - sqaroi zëdhënësi i policisë.

“Në katin e sipërm të pallatit është konstatuar një person që nuk përjashtohet si përgjegjësi apo një nga përgjegjësit. Por edhe kjo nuk është ende e qartë”, - tha zëdhënësi i policisë. Sipas rij kontrollet në zonë vijojnë. ©LAPSI.al

A person who was apparently hit by the shots lies in the entrance of the church

This is where the fatal shots were fired

Police officers carry a person out of the church

Jehovait

Jehovait

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI