Flash

Si t'i shmangim aksidentet tragjike me të rinj? Eksperti sygjeron skemën e BE-së

Lapsi.al 10 March 2023
Si t'i shmangim aksidentet tragjike me të rinj? Eksperti sygjeron

Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini sygjeroi shikimin e mundësisë që shoferët e rinj të mos lejohen të drejtojnë makina me fuqi të madhe motorrike. Qibini e bëri komentin teksa diskutohej aksidenti tragjik që u mori jetën mbrëmjen e djeshme tre të rinjve që udhëtonin me një makinë luksoze, “Audi A8”.

“Është aksident i frikshëm, për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë si dhe për segmentin rrugor ku ka ndodhur. Kemi të bëjmë me një humbje të kontrollit, dhe fushëpamja është e qartë, t’i e shikon rrethrrotullimin. Është një segment që ka barriera metalike, por duke parë shpejtësinë, që mund të ketë qenë mbi 150-200 km/h, i ka shkatërruar ato. Në një aksident ndikojnë shumë faktorë, aftësitë profesionale të shoferit, etj. Në BE, drejtuesit e mjeteve që kanë një vit leje, nuk mund të drejtojnë mjete me më shumë se 1200 kubikë. Duke parë mosha të reja problematike, duhet të shikohet heqja e patentës dhe bllokimi i mjetit”, tha Qibini në rubrikën "Opinion" në News 24.

Kujtojmë se shoferi Klevis Ruçaj, 20 vjeç, pasagjeret Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, humbën jetën pasi mjeti theu barrierat në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka ra nga mbikalimi.

Por a mund të ishte shmangur ky aksident, duke marrë parasysh që 20-vjeçari kishte vetëm një vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë, e në këtë hark kohor ishte gjobitur disa herë për shpejtësi, përdorim celulari apo shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor?!

I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës24, Taulant Gjoka, shefi i sigurisë së trafikut në Tiranë, u shpreh se për shkeljet që ka kryer viktima, është gjobitur, por ligji nuk parashikon heqjen e patentës.

“Është shumë herët për të folur për një shpejtësi absolute, por nga pamjet duket se ka qenë e lartë. Do jetë çështje ekspertimi që do përcaktojnë shpejtësinë e lëvizjes edhe shkakun determinuat të aksidentit rrugorë.

Në lidhje me 5 rastet e ndëshkimit për shkeljet e qarkullimit, ligji parashikon vetëm masa administrative, dhe jo masë plotësuese si pezullimi i lejes së drejtimit”, tha ai.

Të këshilluara

Zjarr në ish-godinën e tatimeve në Librazhd

Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë përfshirë disa zyra, ndërsa kjo godin...

09:05

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI