Flash

SHBA, një tren mallrash del nga shinat

Lapsi.al 10 March 2023
SHBA, një tren mallrash del nga shinat

Të paktën tre persona janë plagosur kur një tren mallrash doli nga shinat pasi u përplas me rrëshqitje shkëmbinjsh në Sandstone, në shtetin amerikan të Virginias Perëndimore.

Në një njoftim nga CSX, kompania të cilës i përket treni, thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të rënies së shkëmbinjve në binarë në zonën e Parkut Kombëtar ‘New River Gorge’.

Tre anëtarët e ekuipazhit që u plagos janë dërguar në spitale, ndërsa është konfirmuar se janë jashtë rrezikut për jetën. Nafta u derdh në lumë pasi vagonët dhe një cisternë nafte ranë në lumë.

Raportohet se aksidenti nuk paraqet rrezik për popullatën dhe se nuk ka nevojë për evakuim të banorëve përreth apo mbyllje të rrugëve.

Të këshilluara

Tërmet 5.1 ballë në Itali

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak caste më parë në Itali. Lëkundjen me magnitudë, 5.1 righter, u regjistruan rreth orës 16:05. Epiqendra e tërmetit rapo...

17:44

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI