Flash

Rriten pagat në Shqipëri, rritet dhe papunësia

Lapsi.al 10 March 2023
Rriten pagat në Shqipëri, rritet dhe papunësia

Në tremujorin e katërt të 2022-it paga mesatare arriti në 66 mijë lekë, një rritjet dyshifrore me 10.8% dhe më e larta që nga 2019-ta.

Sipas shifrave të INSTAT, rritjen më të madhe ka ndodhur në sektorin e Bujqësisë me 18.2%, ndërsa më e vogla ka ndodhur në grupin e administratës publike me 6.2%.

Sektori me pagën më të lartë mesatare në ekonomi vazhdon të jetë ai financiar. Në tremujorin e fundit 2022, paga mesatare në këtë sektor arriti në 142 mijë lekë, me një rritje prej 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Sektori tjetër që ka një pagë sipër nivelit të 100 mijë lekëve është ai i informacionit dhe komunikimit, me një pagë mesatare mujore bruto prej 103.5 mijë lekë, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

Sa i përket shifrave të papunësisë, instituti i statistikave bën me dije se nga tremujori i mëparshëm në të katërtin e 2022-it ka një rritje të lehtë me 2.5%. Por që nga janari i 2021-it ky tregues ka ardhur me ulje nga 11.8% ku qëndronte dhe vijon të qëndrojë në nivele minimale historike.

Sa i përket punësimit sipas shifrave në tremujorin e kaluar rritja më e madhe ka ndodhur në sektorin e shërbimeve ndjekur nga bujqësia, ndërsa industria vjen me një rritje të papërfillshme prej 0.5%.

Një tjetër indikator që bie në sy është rritja e papunësisë tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç. Ky indikator është rritur në krahasim me një vit më parë, por edhe me tremujorin e mëparshëm, duke arritur nivelin 21.5%./TCH

Të këshilluara

Shëngjin, aksidentohet një vajzë afgane

Një vajzë e mitur nga Afganistani është aksidentuar në Shëngjin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa e plagosura është transportuar në s...

19:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI