Flash

Rindërtohet në 3D/ Si ndodhi aksidenti me 3 viktima në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 10 March 2023
Rindërtohet në 3D/ Si ndodhi aksidenti me 3 viktima në

Inxhinieri Alfred Hasanaj ka rindërtuar në një video 3D aksidentin e regjistruar pasditen e djeshme tek rreth-rrotullimi i TEG-ut në Tiranë ku humbën jetën tre të rinjtë: Klevis Ruçaj, 20 vjeç; Sikela Përroi, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe.

Bazuar në të dhënat dhe pamjet e sigurisë, ai ka rindërtuar skemën se si automjeti tip "Audi" që drejtohej nga Klevis Ruçaj vjen nga unaza lindore dhe e merr rrethin drejt duke thyer barrierat dhe përfundoi në krahun tjetër të korsisë së autostradës duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti "Honda".

Siç tregohet edhe në videon 3D, automjet tip "Audi" ka fluturuar rreth 50 metra pas thyerjes së barrierave dhe shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me 150 deri në 200 km/h. Në këtë rrugë qe lidh Farkën me rrethrrotullimin e unazës lindore Klevis Ruçaj ishte kapur edhe me herët duke kryer gara shpejtësie dhe ishte ndëshkuar me gjobë, por nuk ishte ndërgjegjësuar.

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI