Flash

KQZ miraton komisionerët e “PD së vulës” edhe pse ajo nuk është regjistruar ende

Lapsi.al 10 March 2023
KQZ miraton komisionerët e “PD së vulës” edhe pse ajo

Ndonëse Partia Demokratike nuk është regjistruar ende si parti politike për zgjedhjet e 14 majit, KQZ ka miratuar listën e saj të anëtarëve të KZAZ-ve. Në një njoftim të publikuar në faqen online të KQZ-së shihet se kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka firmosur pasditen e së premtes kërkesën e bërë nga “PD-ja zyrtare” pra të asaj që ka vulën.

Një kërkesë të ngjashme kishte bërë edhe PD-ja që drejtohet nga Sali Berisha. Anëtarët e KZAZ-ve duhet të miratoheshin kohë më parë, por Celibashi e kishte shtyrë marrjen e një vendimi. Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja.

Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha. Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte autorizimi i bërë prej tuij nuk specifikonte zgjedhjet e 14 majit si dhe mungonte një dokument angazhimi për respektimin e Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha.

Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë. Ky afat i Celibashit skadon paraditen e së shtunës. Nuk dihet nëse Lulzim Basha do të dërgojë një autorizim të ri dhe një deklaratë për respektimin e Kodit Zgjedhor. Megjithatë pa pritur këtë afat, Celibashi ka vendosur të pranojë anëtarët e propozuar nga pala e Alibeajt dhe jo ajo e Berishës.

VENDIM

PËR

EMËRIMIN E ANËTARËVE DHE SEKRETARËVE TË KOMISIONEVE TË ZONAVE TË ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR, TË PROPOZUAR NGA PARTIA DEMOKRATIKE, PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023

Në mbështetje të nenit 19, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 7 të Rregullores, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor”, miratuar me vendimin nr. 5, datë 20.11.2020, të Komisionit Rregullator, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

V E N D O S:

1. Emërimin e anëtarët dhe të sekretarëve të KZAZ-ve, të propozuar nga Partia Demokratike, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI