Flash

Kapet me lëndë narkotike në shtëpi, arrestohet i riu në Durrës

Lapsi.al 10 March 2023
Kapet me lëndë narkotike në shtëpi, arrestohet i riu në

Policia arrestoi një 20-vjeçar në Durrës me iniciale M.N. Mësohet se në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike e ndarë në doza. Ndërkohë po procedohet në gjendje të lirë një 30-vjeçar me iniciale M.M,  banues në lagjen nr. 12. Ai u kap teksa mbante me vete disa doza të po kësaj lënde.

Njoftim i policisë :

Durrës/Intensifikim kontrollesh në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e fenomeneve kriminale.

Goditen 2 raste të shitjes në doza të lëndës narkotike kanabis, vihet në pranga një 20-vjeçar dhe në hetim një shtetas 30-vjeç.

Sekuestrohen sasi të ndryshme të lëndës narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis. Për këto raste u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës.

Nga kontrollet e ushtruara, në banesën e 20-vjeçarit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasi M. M. u kap teksa mbante me vete disa doza të po kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet e motit në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat te jenë dominante. Përgjatë...

07:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI