Flash

Kaos në BBC/ Valë largimesh pas shkarkimit të Gary Lineker që krahasoi qeverinë me nazistët

Lapsi.al 10 March 2023
Kaos në BBC/ Valë largimesh pas shkarkimit të Gary Lineker

Programi i njohur i BBC, “Ndeshja e ditës” është në kaos. Bordi drejtues vendosi dy ditë më parë të largojë nga transmetimi ish-futbollistin e njohur, Gary Lineker.

Shkak u bë një postim i tij në Twitter që kritikonte nismën e qeverisë për dëbimin e emigranteve që hyjnë në rrugë ilegale në vend. Lineker e konsideroi këtë nismë të ngjashme me dëbimet e nazistëve nga Gjermania e viteve ‘30.

Por largimi i Lineker ka futur në kaos emisionin pasi edhe 2 drejtuesit e tjerë, Ian Wright dhe Alan Shearer kanë dhënë dorëheqjen në shenjë solidariteti. Ish-sulmuesi i Arsenalit tashmë ekspert i futbollit, Ian Wright, shkroi sot në Twitter se ai gjithashtu nuk do të dilte në transmetim.

Pas tij edhe ish-sulmuesi i njohur Alan Shearer njoftoi se kishte njoftuar BBC se nuk do të bënte programin pas Lineker dhe Wright. Edhe gazetarja Alex Scott duket se ka hequr dorë nga ky program pasi publikoi një meme me fjalën “nah”.

Në krah të Lineker kanë dalë emra të njohur të ekranit. Ish-portieri i Anglisë, Ben Foster ka reaguar ashpër. Eksperti i futbollit, ish-mbrojtësi i Manchester City, Micah Richards tha se do ta bojkotojë programin e BBC të shtunën duke mos marrë pjesë.

Gazetari i njohur Piers Morgan, një mik i Lineker shkroi me mjaft neveri duke e quajtur vendimin e BBC-së si “patetik dhe pa shtyllë kurrizore”. Ish-kreu i konservatorëve, William Hague tha se ishte “e përshtatshme” që Gary Lineker të largohej nga programi “Ndeshja e ditës”. Lineker është një emrat më të paguar të BBC-së.

The Match of the Day host accused ministers of using 'language that is not dissimilar to that used by Germany in the 1930s'

Komentet e Lineker u kritikuan nga Downing Street dhe nga disa emra të njohur mes partisë konservatore duke përfshirë Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman dhe James Cleverly, sekretarin e jashtëm të qeverisë britanike.

Ndërsa një zëdhënës i BBC tha se “ka pasur diskutime të gjata me Gary dhe ekipin e tij ditët e fundit. Ne kemi thënë se e konsiderojmë aktivitetin e tij të fundit në mediat sociale si një shkelje të udhëzimeve tona”. Ligji i propozuar nga qeveria britanike për dëbimin e menjëhershëm të emigrantëve të paligjshëm konsiderohet si nga më të ashprit e miratuar ndonjëherë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shëngjin, aksidentohet një vajzë afgane

Një vajzë e mitur nga Afganistani është aksidentuar në Shëngjin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa e plagosura është transportuar në s...

19:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI