Flash

Jennifer Lopez reagon ndaj akuzave: Nuk kam bërë botox

Lapsi.al 10 March 2023
Jennifer Lopez reagon ndaj akuzave: Nuk kam bërë botox

Jennifer Lopez ka qenë gjithmonë e vlerësuar për pamjen e saj fizike, ndonëse kohët e fundit ajo ka qenë në shënjestër të kritikave sepse disa njerëz konsideruan se ajo abuzonte me Botox.

Në përgjigje të kësaj situate, artistja  e Bronx-it vendosi të mos heshtë dhe iu përgjigj komenteve negative që mori. Në emisionin ‘El gordo y la flaca’, drejtuesit treguan një moment të tensionuar që përjetoi JLo me një ndjekës i cili i tha se dukej qartë se kishte botoks në fytyrë.

“Një ndjekës guxoi t’i thoshte se kishte bërë shumë botox dhe diva e Bronx-it iu përgjigj shpejt duke i thënë se ajo ka thënë miliona herë se kjo është fytyra e saj dhe se nuk ka bërë kurrë botox apo operacion dhe se duhet të jetë më shumë pozitive dhe të ndihmojë edhe të tjerët të jenë pozitivë”, tha një nga prezantueset.

"Jennifer Lopez ushqehet shëndetshëm  dhe dieta e saj përbëhet nga proteina me cilësi të lartë dhe ushqime të freskëta dhe organike të pasura me lëndë ushqyese, zbuloi Karina Banda. Ajo konsumon vetëm 1400 kalori në ditë dhe fillon me një shake me çokollatë 90 kalori të bërë me qumësht quinoa dhe ujë. "Përveçse ushqehet mirë, këngëtarja edhe stërvitet dhe një pjesë të madhe të jetës i ka kushtuar kërcimit./Lapsi.al

Të këshilluara

A do të shtyhet finalja e Big Brother

Hyrja e gjashtë banorëve të rinj ngriti dyshimet e para për shtyrjen e finales së “Big Brother VIP Albania”. Ashtu si në edicionin e kaluar, edhe këtë sezon, re...

12:07

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI