Flash

Drama e familjes nga Memaliaj, dy të moshuar me djalin e sëmurë mbeten në qiell të hapur pas djegies së shtëpisë

Lapsi.al 10 March 2023
Drama e familjes nga Memaliaj, dy të moshuar me djalin e sëmurë

Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashkia Memaliaj çifti i të moshuarve bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendorë jetojnë në qiell të hapur.

Të moshuarit Refije dhe Hyso Hoxha, bashkë me të birin Kreshnikun 41 vjeçar me probleme të shëndetit mendor, prej më shumë se 2 javësh jetojnë në qiell të hapur si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre duke shkrumbuar gjithçka që ata kishin.

Çifti i të moshuarve thonë se shkak i flakëve u bë një bombul gazi që kishte shpërthyer, por fatmirësisht ata kishin arritur të shpëtojnë. Refija tregon se bashkë me çdo gjë tjetër u dogjën dhe 6 milion lekë të vjetra nga kursimet që kishin.

Ata thonë se jetesa e tyre është shumë e vështirë, djali i tyre Kreshniku 41 vjeçar vuan nga probleme të shëndetit mendor i cili trajtohet me kemp dhe shuma që ai merr është e pamjaftueshme. Familja Hoxha kërkon mbështetje që të rikthejnë edhe një herë në gjendje të mëparshme shtëpinë e tyre.

Gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan bashkisë Memaliaj ku Blenduar Caushi drejtor i Emergjencave Civile thotë se në lidhje me rastin e familje Hoxha kanë shkuar në vendngjarje ku kanë kryer te gjitha proçedurat e nevojshme.

“Dëmet janë të shumta, por sot bashkia në mbledhjen e këshillit mori vendimin për miratimin e dëmshpërblimit dhe mbështetjen financiare të familjes si pasojë e dëmeve nga zjarri. Shuma totale që kësaj familje i takon është 7.303.86 lekë të vjetra, por kjo ndihmë parashikohet sipas VKM 329 e vitit 2012 ku thuhet se qytetari merr 50% të shumës së përllogaritur në përfundim mbeten 365.193 lekë të vjetra.

E dimë që ndoshta nuk i mjaftojnë, por kështu parashikohet në ligj” përfundon drejtori./TCH

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI