Flash

Bashkia ku Berisha e Alibeaj do të dalin me një kandidat të përbashkët

Lapsi.al 10 March 2023
Bashkia ku Berisha e Alibeaj do të dalin me një kandidat të

Pavarësisht se nuk është arritur një marrëveshje mes dy grupimeve brenda PD që mund të rregullonte mënyrën e kandidimit në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe kandidatët që do të hynin në garë, dega e Partisë Demokratike të Vaut të Dejës ka propozuar një kandidat të dalë nga Primaret për të kandiduar për këtë bashki.

Zef Hila është emri i propozuar, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur nga një postim në Facebook që kjo degë ka bërë.

Në postim sqarohet se propozimi për Zef Hilën do t’u përcillet me shkrim Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit.

Postimi:

Pas informimit nga kryetari i degës z. Gentian Ndoj mbi diskutimet e zhvilluara nga Kolegji i Kryetarëve në datën 6 Mars 2023, dhe në vijim të diskutimeve të zhvilluara, Kryesia e Degës së PD Vau Dejës mbështet plotësisht thirrjen e organeve drejtuese për të dalë me një kandidat unik në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Duke pasur në konsideratë deklaratën e kryetarit në detyrë z. Enkelejd Alibeaj që në këtë proçes do të merren në konsideratë si kandidaturat e dala nga proçesi i primareve të organizuara në vitin 2021, ashtu edhe proçesi i primareve të organizuara në vitin 2022 nga Komisioni i Rithemelimit, konstatojmë se deputeti i zonës z. Zef Hila, është kandidatura e vetme që ka marrë mbështetjen me votë në të dy këto proçese. Prandaj, në emër të PD Vau Dejës shprehim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur z. Hila si kandidat unik të të gjithë demokratëve të Vau Dejësit për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Për shkak të kontributit dhe mbështetjes së tij në zonë, jemi të bindur se z. Hila është një kandidaturë fituese. Këtë propozim, Kryesia e PD Vau Dejës do t’ia përcjell me shkrim z. Enkelejd Alibeaj, znj. Jorida Tabaku dhe z. Gazment Bardhi, si përfaqësues të organeve drejtuese të PD-së. Mbetemi të bindur që vullneti i strukturave drejtuese të PD Vau Dejës do të respektohet, në funksion të fitores së bashkisë dhe bashkimit të demokratëve.

Të këshilluara

Shëngjin, aksidentohet një vajzë afgane

Një vajzë e mitur nga Afganistani është aksidentuar në Shëngjin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa e plagosura është transportuar në s...

19:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI