Flash

Shpjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD

Lapsi.al 9 March 2023
Shpjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të

Kryekomisioneri Qwndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk ka ndërmend të njohë grupimin e Berishës si PD-në zyrtare. Ai e tha sot hapur, në mbledhjen e KZQ se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. "Edhe sikur unë të mendoj se Berisha është shumicë, ligji më detyron të veproj ndryshe. Eshtë njësoj sikur unë të mendoj se një forcë politike është më e mirë për qeverisjen e vendit, dhe fitoren t'ia jap asaj pavarësisht nga rezultati" tha ai, duke lënë të nënkuptohet qartë se vulën dhe të drejtën e përfaqësimit në zgjedhjet lokale të 14 majit do t'ia japë grupit Basha-Alibeaj. 

Lexo më tej: 

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Por ndonëse bëri këtë pohim skandaloz, që tregon qartaz se shumicës së opozitës do t'i hiqet e drejta ligjore e përfaqësimit, Celibashi me anë të proceduarave gjeti një truk për të telendisur edhe më keq binomin Basha-Alibeaj. "PD-ja e tyre" po regjistrohet në zgjedhje duke pasur si kryetar formal atë që është dorëhequr prej një viti dhe duke përdorur një dokument që shumëkush mendon se e kanë falsifikuar. Në këtë dokument, pa numër protokolli, që datohet tre ditë para largimit vullnetar të Bashës ai i ka deleguar tre pasuesve të tij të drejtën për ta përfaqësuar partinë në zgjedhjet lokale të pas një viti.

Image

Pikërisht këtë dokument përdori Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të kamufluar thelbin e vendimit që mori. Duke njohur Bashën si kryetar të PD-së, ai i kërkoi atij të nënshkruajë edhe njëherë një dokument të ri.

“Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 Majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare, e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimietin e kësaj kërkese. Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues të zotit Basha për zotin Indrit Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

Andi Bushati: Mos qeshni më me këta të vulës 

Pra, skenarët e kësaj që shpalli sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, janë:

1) Grupimit të Berishës nuk i njihet e drejtë e përfaqësimit të PD-së.

2) Që ajo t'i njihet fraksionit të Alibeajt, Lulzim Basha duhet të rikthehet edhe një ditë kryetar PD dhe të firmosë një autorizim të ri.

3) Basha nuk e pranon këtë turpërim publik (që ka pak gjasë të ndodhë) dhe asnjë forcë politike nuk ka të drejtë të mbajë siglën e PD-së.

Versioni më i mundshëm është që Basha të nënshkruajë një autorizim të ri dhe ata që e mbështesin të garojnë si vartësa të tij në 14 maj.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Pas apelit/ Cila është tani PD me vulë?

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t'i rikthyer vulën e opozitës zyrtare një pakice të papërfillshme brenda PD-së, nuk është asgjë më shumë se vijimi i një politi...

10:11

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI