Flash

Ikën kreu i Kadastrës Artan Lame, vjen Dallëndyshe Bici

Lapsi.al 9 March 2023
Ikën kreu i Kadastrës Artan Lame, vjen Dallëndyshe Bici

Mediat raportojnë një lajm të fundit se kreu i Kadastrës, Artan Lame është larguar nga kjo detyrë. Sipas të njëjtave burime ditën e shtunë do të prezantohet në vendin e tij Dallëndyshe Bici. Ajo mban aktualisht detyrën e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për lëtë lëvizje të fortë në krye të administratës së regjistrimit të pronave në vend. Lame ka pjesë e administratës së kryeministrit Rama që në vitin 2013 kur ai mori detyrën e kreut të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të zonave Informale (ALUIZNI).

Më pas, në 2019-ën ai u vendos në krye të Kadastrës, një institucion që bashkoi ALUIZNI-n me Hipotekën. Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Edi Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame apo është një largim i tij.

Dalja e fundit publike e Lames është këtë të enjte në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili inspektoi asfaltin e radhës në një rrugicë të kryeqytetit. Ndërsa Dallëndyshe Bici është e njohur për lëvizjet e saj në qeverinë e Ramës.

Në fillim në krye të IKMT, më pas si zv.ministre e Mbrojtjes dhe për tu rikthyer para pak kohësh në IKMT. Emri i saj u vu në qendër të polemikave pasi firmosi shkatërrimin e një kompleksi të njohur në zonën e Golemit në Kavajë që ditën e parë që rimori detyrën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI