Flash

Berisha: Rama përdori dy pengje për të mos futur PD në zgjedhje

Lapsi.al 9 March 2023
Berisha: Rama përdori dy pengje për të mos futur PD në

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Lezhë ku në një takim prezantues me kandidatët e primareve për këtë bashki. Në këtë takim ai komentoi edhe vendimin e KQZ për të mosnjohur PD-në e tij në zgjedhjet e 14 majit.

“Tani kemi një problem. Edi Rama me dy pengje të veta hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në që të marrë pjesë në zgjedhje, sepse e di që është i humbur. I them çdo demokrati. I bëj thirrje në mënyrë më miqësore; të mendojë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Koha është të denoncojmë Edi Ramën dhe veglat e tij, si armiq të egër të pluralizmit, të demokracisë të ardhmes së Shqipërisë.

Demokratet dhe demokratet që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë me qytetarët, me demokratët, me Shqipërinë apo me organizatën kriminale të Edi Ramë dhe pengjet e tij, brava-Basha, Basha-brava. Nuk ka.

Ne jemi të bindur në zgjedhjen e tyre, mençurinë e tyre. Jemi të bindur se çdo ditë bashkimi ynë do të bëhet më i fuqishëm, se orteku elektoral i kësaj pranvere do të njohë fitoren më të shkëlqyer, disfatën më të thellë të Edi Ramës, të klikës së Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama.

“I keni dëgjuar debatet e ditëve të fundit, përpjekjet e Edi Ramës, i tmerruar se ai e di, se fundin e ka të sigurt nga ne. Ai e di se një fund e ka si McGonigali, ai në Amerikë ky në Shqipëri, mos e marrshin me avion të veçantë. Por me vjedhjet që ka bërë, me qëndrimet e tij antishqiptare, ai ka kryer krime të të gjitha llojeve, shkelmim të kushtetutës, tjetërsim të pasurive përrallore të shqiptarëve dhe vjedhjes së tyre.

Akte antikushtetuese ndaj opozitës. Në histori përveç Enver Hoxhës, figurë më të zezë se ky nuk ka pasur kurrë historia e Shqipërisë. Ndaj dhe ne me 14 maj, përpiqu ti me intriga aty, por me 14 maj ne do të presim biletën. Edhe Edvin, ta jap fjalën e nderit që do të të përzëmë me votë dhe me protesta, me votë dhe mosbindje civile. Ne monizmin tënd do ta përmbysim me çdo kusht” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI