Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Lapsi.al 9 March 2023
Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë atë që nuk besojnë, japin dorëheqjen. Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk u soll kështu. Ndonëse deklaroi se sipas tij Berisha është shumicë në PD, ai e bëri fare të qartë se të drejtën e përfaqësimit në zgjedhje do t'ia japë kryetarit të dorëhequr prej një viti, Lulzim Bashës.

Ka dy arsye se përse ai e mori këtë vendim. E para sepse dilemën morale mes të drejtës dhe asaj që e urdhërojnë, ai e ka vrarë që kur drejtonte KQZ-në fillimvitet dymijë. Tjetra edhe më e rëndësishme, sepse ai është i ndërgjegjshëm që nuk do të drejtojë një garë elektorale në kushtet e një sistemi të lirë dhe të ndershëm.

Lexo më tej:

Spjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD 

Pikërisht në sfondin e këtij aspekti të dytë duhet parë maratona qesharake që po zhvillohet për vulën e përfaqësimit të PD-së, etapa e së cilës ndaloi këtë të enjte mbi zyrën e kryekomisionerit të zgjedhjeve. 

Po të qëmtohet dinamika mbi një vjeçare, del e qartë se ka pasur një strategji të mirë menduar për të lënë të papërfaqësuar në zgjedhje opozitën reale të vendit. Drejtësia e re, në tre drejtime paralele, punoi që kjo të ndodhte. Gjykatat zvarritën në maksimum, sidomos me vendimin e fundit të Apelit, që e ktheu çështjen nga fillimi, procesin se kujt i takon vula e PD-së. Me një akt arbitrar ato nuk pranuan ta regjistronin Berishën si kryetar të PD. Nga ana tjetër, një proces paralel, ai me padinë e një ish konkurenteje për të çregjistruar Bashën e dorëhequr, u shty në kalendat greke.

Por kjo drejtësi e paaftë për të dhënë zgjidhje, nuk do të qe e tillë pa frymëzim politik. Disa javë më parë, kryeministri i vendit tha se aq i bënte, nëse futej në zgjedhje pa opozitën. Shefi i qeverisë dhe shumicës parlamentare, që është përgjegjës edhe për ekuilibrat socialë, barazinë para ligjit dhe paqen në vend, deklaroi nga studioja e “Opinion” se detyra e tij ishte vetëm që t'u prezantonte një program sa më të mirë zgjedhësve, pavarësisht se kush garon si alternative ndaj tij.

Ky sinjal ishte një mesazh i qartë për rrugën që duhej ndjekur. Në shërbim të saj u vunë edhe disa instrumenta opozitarë, të cilët edhe më parë kishin dhënë shenja të bashkëpunimit me Ramën, kur votuan zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut, apo kur prodhuan ligje për nxjerrjen e armiqve të autokratit rilindas nga politika. Ata i mbajtën gjallë të gjitha alibitë për vonesat e gjykatësve, duke bërë padi dhe duke u paraqitur pranë KQZ-së, madje dhe me çmimin qesharak të rikthimit për një ditë të vetme të ish kryetarit të dorëhequr, për t'i përfaqësuar para Celibashit.

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Në këtë kuptim, po i pe të veçuar të gjithë kanë alibinë e tyre. Alibeaj & Co pretendojnë se janë në të drejtën e vet të ngrejnë padi për një vendim që s’u pëlqen. Rama po ashtu, i lan duart kur thotë se gjykatat janë të pavarura. Gjykatësit gjejnë një mijë e një kleçka juridike për të zvaritur një çështje që zgjidhet për 5 minuta, atë se cila është shumica reale në PD. Celibashi bën shejtan budallain sikur s’ka ç’u bën letrave që i kanë sjellë mbi tryezë (dhe kerkoi rifirmosje dokumentacioni nga Basha ndoshta për t'ia percjellë topin KAZ-t dhe Kolegjit Zgjedhor). Kështu, veç e veç të gjithë janë të justifikuar, por po t'i mbledhësh së bashku, të gjithë rezultojnë pjesë e një koalicioni për organizimin e zgjedhjeve pa opozitë reale. 

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Dhe kjo strategji, që bazohet gjoja në mosfunksionimin e pafajshëm të sistemit, prodhon atë paradoksin që Ilirian Celibashi e përmblodhi së fundi në një fjali: “Unë e di që shumicë është Berisha, por për kryetar më duhet të njoh Bashën”. Natyrisht, formalisht ai mund të ketë të drejtë. Gjykata e Tiranës i ka sjellë një shkresë, ku ende lider i opozitës rezulton i dorëhequri i marsit të shkuar. Por, në kuptimin moral dhe politik, ai bashkë me këtë pranon se do të jetë arbitri i një gare, ku së paku njëri prej konkurentëve kryesorë do të garojë në kushte të pabarabarta. 

A mund të quhen normale zgjedhje të tilla? Do të mjaftonte vetëm ky fakt, ku pushteti favorizohet në raport me rivalin e vet kryesor, për ta varrosur që tani 14 majin. Por, po të mendosh pastaj, se me të njëjtën mendësi dhe në të njëjtin mjedis të ngjashëm do të zhvillohen krejt lokalet e 2023, kuptohet më lehtë se rrugës do të dalin edhe Celibashë të tjerë, të pafajshëm, për të justifikuar një rezultat të paracaktuar.    

©lapsi.al

Të këshilluara

Mos qeshni më me këta të vulës

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqës...

15:15

Kush po e varros opozitën?

Çështja McGonigal ka hedhur edhe një herë në qarkullim tezën se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për lëngatën politike të opozitës. Është ky i fundit që, në f...

11:50

Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

Formulimi diplomatik që u gjet në fund të takimit të tensionuar të Brukselit: "E pranuan, por nuk e nënshkruan", tregoi më së miri se sa larg janë ende qëndrime...

10:48

Skandali i vërtetë McGonigal

Zhurma shurdhuese e opopzitës mbi çështjen McGonigal ka errësuar të vetmin skandal real që ka prodhuar deri tani kjo ngjarje. Bëhet fjalë për deklaratën e kryem...

10:36

Dy rreziqe të revolucionit opozitar

Me fillimin e revolucionit opozitar është e rëndësishme të identifikohen dy rreziqe që i kanosen sikurse çdo revolucioni tjetër që ka ndodhur më parë në Shqipër...

12:19

Pse duhet ta falenderojmë Ramën

Sëpaku një gjë Edi Ramës duhet ti’a dimë për nder: Sa më shumë kohë kalon, aq me tepër ai na lehtëson nga hipokrizia e të jetuarit në një sistem demokratik. Gju...

15:27

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes

Indinjata e djeshme e grave socialiste në Kuvend ndaj gjuhës së Berishës, hap një debat mbi kulturën e dominimit dhe përdorimit nga lideri të një trupe të tërë ...

16:39

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43