Flash

A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je?

Lapsi.al 9 March 2023
A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je?

Ndonëse njohu si përfaqësues të vulës së PD-së grupin Basha Alibeaj, Kryekomisioneri Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,nuk e shmangu dot kënaqësinë për ti'a rrotulluar atyre thikën në plagë. Ky grupim, kundërshtar me Berishën, u paraqitën për tu regjistruar pranë KQZ, për zgjedhjet e 14 majit, me një autorizim të Lulzim Bashës, ku pretendohej se ai ia delegonte përfaqësimin e partisë pasardhësve të tij.

Por, për Celibashin kjo qe e pamjaftueshme dhe Basha duhet ta bënte po të njëjtën gjë sërish në ditët e sotme. "Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues të zotit Basha për zotin Indrit Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë....  Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

Lexo më tej:

Spjegimi i Celibashit/ Tre skenarët se çfarë mund të ndodhë me vulën e PD 

Ky qëndrim i Celibashit ndonëse duket i argumentuar ligjërisht e ka futur Lulzim Bashën në një dilemë të madhe. A do ti nënshtrohet ai një akti qesharak për të hequr dorë nga dorëheqja e një viti më parë dhe të nënshkruaj sërish si kryetar i PD-së?

Disa mbështetës të tij e kanë theksuar qartë se ai është e shkuara dhe nuk duhet të rikthehet. Po atëherë si do të arrihet që celibash të regjistrojë Alibeajn dhe jo Berishën në zgjedhje me siglën e PD?

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Duket se në kampin e PD me vulë ka konfuzion. Menjëherë pas deklaratave të Celibashit një nga mbështetësit e grupit të vulës, deputeti Flamur Hoxha deklaroi në rubrikën Opinion në Nevs 24 se dokumentacioni do të plotësohet gjatë dy ditëve të ardhshme. Pra se Basha do ta hajë turpin me bukë dhe do firmosë një letër të re si kryetar i PD-së. 

Por, pak më vonë se ai, u prononcua një njeri më i afërt me Bashën si Gazmend Bardhi, që e hodhi poshtë mundësinë që ish kryetari i dorëhequr të lëshojë një autorizim të dytë. "PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë", shkroi ai në Twitter.

Pyetja mbetet: ç'do të bëjë Basha?

Nëse ai nënshkruan një autorizim të ri, ndonëse baltoset politikisht, ligjërisht çështja zgjidhet dhe Celibashi regjistron këtë grupim në zgjedhje si PD me gjithë avantazhet e caktimit të komisionerëve, financimin nga shteti dhe kohën televizive.

Andi Bushati: Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve 

Ama nëse Basha refuzon të heqë dorë nga dorëheqja dhe nuk pranon të nënshkruajë Kryekomisioneri Qëndror i Zgjedhjeve, nuk e regjistron grupin e Alibeajt si PD. Ata do të ankohen në KAZ dhe në Kolegjin Zgjedhor për tu pranuar me atë dokumentacion që kanë dorëzuar duke iu lutur edhe njëherë Edi Ramës, për të marrë pjesë në garën zgjedhore të 14 majit.    

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI