Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Protesta para parlamentit në Gjeorgji, policia përdor gaz lotsjellës

Lapsi.al 8 March 2023
Protesta para parlamentit në Gjeorgji, policia përdor gaz

Dëshmitarët okularë në kryeqytetin e vendit ish-sovjetik, Tbilisi panë policinë të bënte arrestime përgjatë rrugës kryesore që kalon në qendër të qytetit, Rustaveli.

Orë më parë policia ishte përleshur me demonstruesit, disa prej të cilëve hodhën bomba me benzinë dhe gurë. Më pas turma u mblodh jashtë parlamentit, ku disa vetë hoqën barrierat e lehta prej metali që ishin vendosur për të mos lejuar publikun t’i afrohej ndërtesës.

Ministria e brendshme tha përmes një deklarate, se kishte të lënduar nga të dyja palët pas asaj që e quajti një protestë jashtëzakonisht të dhunshme dhe tha se policia do të merrte masa për shkeljen e ligjit.

Protestat shpërthyen pasi ligjvënësit dhanë mbështetjen e tyre fillestare për projekt-ligjin, për të cilin kritikët thonë se përbën një kthesë autoritare dhe mund të dëmtojë përpjekjen e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Duke folur në Berlin më herët të martën, kryeministri gjeorgjian Giorgi Garibashvili ripohoi mbështetjen e tij për projekt-ligjin, duke thënë se dispozitat e propozuara për agjentët e huaj përmbushnin “standardet evropiane dhe globale”.

Por shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se projekt-ligji ishte një “zhvillim shumë negativ” për vendin dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në.

Mijëra njerëz, disa prej të cilëve valëvitnin flamujt e BE-së dhe Ukrainës, u mblodhën para Parlamentit për të dëgjuar kritikët që denonconin projekt-ligjin, sipas së cilit çdo organizatë që merr më shumë se 20% të financimit nga jashtë duhet të regjistrohet si “agjente e huaj”, ose të përballet me gjoba të konsiderueshme.

Kritikët thonë se ai është u ngjashëm me një ligj të vitit 2012 në Rusi që që atëherë është përdorur për të goditur disidencën.

Presidentja gjeorgjiane Salome Zourabichvili, e cila ka thënë se do të vërë veton ndaj ligjit nëse vjen mbi tryezën e saj, tha se ishte në anën e protestuesve.

“Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, një Gjeorgji që e sheh të ardhmen e saj në Perëndim dhe që nuk do të lejojë askënd t’ia marrë këtë të ardhme,” tha ajo në një fjalim të regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për një vizitë zyrtar.

Mbrëmjen e së martës protestuesit u përplasën me zemërim me policinë, e cila më pas përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë ata.

Disa bërtisnin: “Jo ligjit rus” dhe “Ju jeni rusë” ndaj politikanëve brenda parlamentit.

Rusia shihet si një vend armik nga shumë gjeorgjianë, pasi Moska mbështeti separatistët në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në vitet 1990.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për këtë projekt-ligj që “do të shkelte disa nga të drejtat që janë thelbësore për aspiratat e popullit të Gjeorgjisë”./VOA

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI