Flash

"Gërdeci", shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut

Lapsi.al 8 March 2023
"Gërdeci", shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut

Para ambienteve të SPAK, Zamira Durda, përsëriti sërish thirrjen e saj për drejtësisë për vdekjen e të birit në shpërthimet e Gërdecit. Këtë të mërkurë ishte seanca e radhës për dosjen “Gërdeci” në ngarkim të ish minsitrit Fatmir Mediu. Seanca u shyt sërish, këtë herë sepse mungonte prokurori i çështjes.

“Kërkoj drejtësi. Kam pritur 15 vjet, dua një përgjigjem se pse Erisonin nuk jeton. Këtë pres nga gjykata. Për sa kohë që prokuroria ka çuar vetëm këtë nga zyrtarët e lartë dhe këtë kam kërkuar, që të marrë ose fajësi ose pafajësi me këto prova”, tha nëna e 7-vjeçarit të ndjerë.

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Hetimi i Mediut nisi pas rihapjes së çështjes nga SPAK. Ky insitucion arsyetoi se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të hetuar Mediun. Çështja u denoncua në SPAK nga familja Durda, e cila pas 15 vitesh kërkon ende përgjegjës për vdekjen e djalit të tyre.

Të këshilluara

Kim takon Ilir Metën në selinë e PL-së

Pasi zhvilloi takimin me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn ku diskutoi për veprimtarinë politike në vend, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në selin...

15:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI