Flash

Berisha: Lul Brava një kufomë politike

Lapsi.al 8 March 2023
Berisha: Lul Brava një kufomë politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mallakastër, teksa ka deklaruar se Partia Demokratike në vitet e fundit në opozitë po ecte si një njeri somnambul.

Berisha deklaroi se një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën dhe se “de facto” kjo parti po kthehej në fasadën e Edi Ramës.

Sakaq, ai përmendi edhe Lulzim Bashën, të cilit iu referua si “Lulzim Brava” teksa tha se ai u mor peng nga Edi Rama përmes një çështjeje gjyqësore, ndërsa i bëri thirrje ambasadës amerikane ta “merrte atë”, duke e etiketuar si “kalbësirë politike”.

“Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit.

Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari.

Shqiptarët e panë që pati mashtrime për çdo qindarkë. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur somnambul. De fakto po përfundonte si pseudo-opozitë e regjimit më të korruptuar e anti-shqiptar të krimit e drogës. Kjo do ishte një katastrofë e madhe kombëtare. Një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën me gjithë shëmtinë e tyre.

Ka shumë që thonë se unë u shpëtova, por atë e shpëtuat ju, të cilët pajtoheshit kurrë të bashkonit moralin tuaj me amoralët e hajdutët e drogmenët. Ata që u përpoqën t’iu tradhtojnë dhe t’iu futin thikën ju ata do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën si vrasës i paguar nga Rama. Ja Lulzim Brava i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja. Tani i them zonjë ja ku e ke, merre këtë kalbësirë politike.

Kundër PD-së, kundër jush u vërsul me të njëjtën egërsi McGonigali me fustan që quhet Yuri Kim. Tani do i them një fjalë këtu, nuk ke asnjë moral e të drejtë të flasësh ti për zgjedhjet në vend. Je e para që i urove Ramës me urdhër të McGonigalit zgjedhjet më të vjedhura në historinë e vendit. Shqiptarët kanë shumë probleme, por ai që lexon çdo të huaj përshkruhen si inteligjentë dhe nuk ua hedh dot”, tha ai.

Të këshilluara

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend teksa ka njoftuar se nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 193 lekë/litri nga 197 ...

16:39

Kim takon Ilir Metën në selinë e PL-së

Pasi zhvilloi takimin me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn ku diskutoi për veprimtarinë politike në vend, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar në selin...

15:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI