Flash

Stoltenberg: NATO ofroi ndihmë pas sulmit kibernetik, po investojmë në bazën e Kuçovës

Lapsi.al 7 March 2023
Stoltenberg: NATO ofroi ndihmë pas sulmit kibernetik, po investojmë

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në NATO, ku ka dalë në një konferencë për mediat me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjatë fjalës së tij Stoltenberg tha se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Stoltenberg tha se NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernet. Ai shtoi se po investohet edhe në bazën e Kuçovës.

“Shteti juaj iu përgjigj me shpejtësi pasojave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë.

Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne po investojmë edhe në bazën e Kuçovës. Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-S në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Stoltenberg.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A.M, ka ndërruar jetë për shkak të konsumimit të...

13:38

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI