Flash

Gigi Hadid: Jam bërë e famshme falë prindërve

Lapsi.al 7 March 2023
Gigi Hadid: Jam bërë e famshme falë prindërve

Gigi Hadid ka deklaruar se është një “bebe nepo” – duke thënë se ajo nuk e mendon veten si “personi më i bukur në botë”.

Supermodelja ka pranuar së fundmi se ka patur një ndihmë shumë të nevojshme për të arritur në majë. “Teknikisht, unë jam një fëmijë nepotizmi”, tha Hadid për Times të Londrës.  “Gjithmonë e kam pranuar se vij nga privilegji,” shtoi ajo.

Modelja, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Hadid është vajza e modeles holandeze Yolanda Hadid, e cila gjithashtu luajti në "The Real Housewives of Beverly Hills" nga viti 2012 deri në vitin 2016.Ndërkohë, babai i saj është manjati me origjinë palestineze Mohamed Hadid. “Prindërit e mi më thanë: “Vetëm sepse ke prindër të suksesshëm, nuk do të thotë që nuk duhet të hysh në punë ”, shtoi Gigi.

Komentet e modeles mbi nepotizmin vijnë tre muaj pasi Vulture postoi një artikull duke përmendur emrat e të gjithë njerëzve në Hollywood që kanë përfituar nga të qenit fëmijë të prindërve të famshëm. Disa nga të përmendurit përfshinin Lottie Moss, gjysmëmotra e Kate Moss; O'Shea Jackson Jr., djali i reperit Ice Cube; dhe Lily Allen, vajza e aktorit Keith Allen dhe producentit të filmit Alison Owen./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/02/16/gigi-hadid-fama-me-ka-ndikuar-ne-shendetin-mendor/

 

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI