Flash

Detaje nga arrestimi i Dan Hutrës, si e rrethoi policia kriminelin

Lapsi.al 7 March 2023
Detaje nga arrestimi i Dan Hutrës, si e rrethoi policia kriminelin

Ramadan Hutra u arrestua në zonën e Sharrës i fshehur në shkurre, pasi kreu vrasjen e tri grave në Tiranë më 1 mars në Tiranë.

Ai ishte nisur drejt banesës së Rahman Selës në zonën e Sharrës ku sipas burimeve ka arritur deri pranë banesave ku ka bërtitur për të paktën 3 herë emrin e Rrahmanit.

Ky i fundit nuk ka dalë nga banesa ndërsa Ramadan Hutra ka vendosur të qëndrojë në kodër deri në pritje të shënjestrës së radhës për ta vrarë.

7 punonjës e policisë të Komisariatit nr. 6, në kryeqytet ishin personat e parë, të cilët shkuan drejt landfillit të Sharrës pas një telefonate të mbërritur në sallën operative për vendndodhjen e Dan Hutrës.

Punonjësit e policisë Dedan Gjoni, Igli Mollaj, Joani Xhaferri, Qani Alimadhi, Ardian Malliku, Erion Marku, Marjo Gjokaj, pasi kanë shkuar në vendin ku telefonuesi kishte treguar kanë lëvizur për pak minuta në këmbë në drejtim të kodrës.

Në afërsi të një shkurreje kanë parë një person i cili ishte i fshehur.

Punonjësit kanë përshkruar se nga pamja e parë nuk dallohej mirë nëse kishin të bënin me Dan Hutrën, por ata janë afruar duke krijuar një kordon dhe me armë në duar i kanë bërë thirrje ‘Policia duart lartë, prezantohu’.

Sipas relacionit, Dan Hutra nuk ka bërë veprime kundërshtuese, por ka ngritur duart lart dhe nga aty efektivat kanë bërë prangosjen.

Teksa Hutra ishte nën pranga në prezencë të tij është kontrolluar ambienti ku qëndronte dhe është gjetur një automatik kallashnikov me dy karikatorë të lidhur me natriban transparent ku njëri prej tyre ishte i vendosur në fole, tre pako me municion luftarak të mbështjellë me letër që pas numërimit ka rezultuar 124 fishekë, një bidon ujë në qese.

Gjatë intervistimit, Dan Hutra së bashku me punonjësit e policisë ka marrë rrugën tek depot e ujit në Vaqarr aty ku kishte fshehur makinën që do ta përdortë për tu larguar pasi të kryente vrasjen e katërt e cila për fat të mirë u parandalua.

Po ashtu ai ka treguar edhe për vendndodhjen e telefonit të cilin e kishte hedhur pasi ka kryer vrasjen tek banesa e ish-vjehrrit./OraNews

Të këshilluara

Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

Për kreun e PL-së Berisha është vula përfaqësuese e PD-së për aspektet e saj pozitive. Meta përmend dhe 6 marsin, ku me krenari thekson arsyet e firmosjes së de...

13:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI