Flash

Del VIDEO/ Kartelet rrëmbejnë 4 amerikanë në Meksikë, 2 gjenden të vrαrë

Lapsi.al 7 March 2023
Del VIDEO/ Kartelet rrëmbejnë 4 amerikanë në Meksikë, 2

2 nga 4 amerikanët e rrëmbyer nga persona të armatosur javën e kaluar në Meksikë kanë humbur jetën. 2 të tjerët janë gjallë dhe tani janë kthyer të sigurt në SHBA. Lajmin e dhanë zyrtarë amerikanë këtë të martë. 4 amerikanë u rrëmbyen nga njerëz të αrmαtosur më 3 mars teksa po udhëtonin drejt qytetit Matamoros në shtetin verilindor të Tamaulipas përtej kufirit të Teksasit. Ata kishin udhëtuar atje për kirurgji estetike, thanë të afërmit për mediat amerikane.

"Ne u japim ngushëllimet tona më të thella miqve dhe familjeve të atyre që u vranë në këto sulme" - tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby që shtoi se të gjitha sulmet ndaj qytetarëve amerikanë ishin "të papranueshme, pavarësisht se ku dhe në çfarë rrethanash ato ndodhin".

Të mbijetuarit, një burrë dhe një grua u dorëzuan në SHBA të martën në bashkëpunim me konsullatën amerikane në Matamoros. Amerikanët u gjetën si rezultat i operacioneve të përbashkëta të të dyja vendeve. 4 amerikanët po udhëtonin me një furgon të bardhë me targa të Karolinës së Veriut kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj tyre, tha FBI.

Një video e publikuar nga mediat tregon ata duke u hipur me forcë në një kamionçinë nga njerëz të armatosur. Njëri është futur në automjet, ndërsa të tjerët duket se janë pa ndjenja pasi i tërheqin zvarrë në kamion. Një grua meksikane, që besohet se ishte një kalimtare, u vra në incidentin e së premtes së kaluar.

Autoritetet thanë se incidenti ishte një "konfrontim midis grupeve të armatosura". Sipas një zyrtari të paidentifikuar amerikan të cituar nga CNN, hetuesit mendojnë se një kartel meksikan droge me siguri i ngatërroi amerikanët me kontrabandistë droge nga Haiti. Njëra nga gratë u tha se do të udhëtonte në qytetin kufitar meksikan për të bërë një procedurë kirurgjike për të hequr yndyrën e barkut. Nëna e saj tha për ABC News se ajo i kishte kërkuar vajzës të mos shkonte, por vajza e saj e kishte qetësuar se do të ishte e sigurt.

FBI kishte ofruar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për kthimin e amerikanëve. Tamaulipas është një nga 6 shtetet meksikane që Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon udhëtarët që të mos i vizitojnë për shkak të "krimit dhe rrëmbimeve". Turizmi mjekësor është i zakonshëm, veçanërisht në mesin e njerëzve që jetojnë në shtetet kufitare të SHBA. Por Matamoros është një nga qytetet më të rrezikshëm në vend, pasi kartelet e drogës kontrollojnë zona të mëdha të shtetit të Tamaulipas dhe mund të kenë më shumë pushtet se autoritetet lokale. ©LAPSI.al

Map of the key locations in Matamoros, Mexico

Të këshilluara

Dibër, djali plagos nënën me armë

Një ngjarje aksidentale sipas policisë, ka ndodhur pasditen e sotme në Selishtë të Dibrës, ku një djalë 15 vjeç ka plagosur me kallashnikov nënën e tij. Policia...

19:14

Plagosje me armë në Kurbin, detajet e para

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar këtë të martë pranë lagunës së Patokut në Kurbin. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar. Ngjarja mendohe...

18:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI