Flash

DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon komunikim direkt me shqiptarët?

Lapsi.al 7 March 2023
DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon

A është lajm i mirë apo i keq ai që shpalli Ambasada e Shteteve të Bashkuara se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë direkt me qytetarët.

Sipas juristëve, e mira qëndron tek angazhimi amerikan në luftën kundër narkotikëve. Por nga ana tjetër flet për një shqetësim në rritje se Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të grupeve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“I bie që Shqipëria është bërë me të vërtetë faktor i lëndëve narkotike derisa ne kemi kërkesa si ajo nga DEA, e cila ka luftuar gjatë gjithë kohës krimin e organizuar”, thotë avokati Bledar Meminaj.

DEA Nuk mjaftohet vetëm me partneritetin zyrtar për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare. Agjencia amerikane ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-mail-i për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e narkotikëve apo dhe krimin e organizuar.

“Kemi edhe një pikëpyetje që ngremë në lidhje me funksionimin e institucioneve ligjzbatuese që kemi në Shqipëri, edhe të SPAK-ut, që u ngrit me fokusin kryesor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë Meminaj. “Pra kemi mosfunksionim të këtij institucioni, apo kemi një problem që është ngritur mbi fuqitë e këtyre strukturave dhe ne kërkojmë bashkëpunim me një prej agjencive më të forta botërore, siç është DEA”.

Trafiku i narkotikëve nga Amerika Latine deri në Shqipëri përdoret gjerësisht nga grupet kriminale. Vetëm në portin e Durrësit përgjatë vitit 2021 u kapën 11 ngarkesa me kokainë me peshë totale prej 1 tonë e 77 kilogramë ndërsa në vitin 2022, 3 ngarkesa me rreth 140 kilogramë.

Në raportin më të fundit të departamentit amerikan të shtetit thuhet se Raporti i Strategjisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve 2022 e mban Shqipërinë në kategorinë e Juridiksioneve kryesore të pastrimit të parave pas përfshirjes së saj për herë të parë në 2017. Kategoria nënkupton që institucionet financiare të vendit angazhohen në transaksione valutore që përfshijnë shuma të konsiderueshme të ardhurash nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve./A2CNN

Të këshilluara

Dibër, djali plagos nënën me armë

Një ngjarje aksidentale sipas policisë, ka ndodhur pasditen e sotme në Selishtë të Dibrës, ku një djalë 15 vjeç ka plagosur me kallashnikov nënën e tij. Policia...

19:14

Plagosje me armë në Kurbin, detajet e para

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar këtë të martë pranë lagunës së Patokut në Kurbin. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar. Ngjarja mendohe...

18:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI