Flash

Burg në Greqi për këngëtarin shqiptar, akuzohet për trafik drøge

Lapsi.al 7 March 2023
Burg në Greqi për këngëtarin shqiptar, akuzohet për

Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg pa të drejtë apelimi nga gjykata e Apelit në Greqi, pasi akuzohet për trafik drøge. Mediat greke raportojnë se ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale.

Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të pandehurin tjetër grek u përfshinë në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestuan nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe u dënuan me 5 vite burg. Konkretisht, operacioni për arrestimin e dy trafikantëve të kokainës dhe kanabisit u zhvillua në mesin e muajit maj të kaluar, në dy shtëpi në zonën e Luçës. Në banesën e bashkëpunëtorit të tij grek iu gjetën 1015 gramë kanabis dhe një pistoletë dhe në shtëpinë e këngëtarit shqiptar 50 gramë kokainë.

Të këshilluara

Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

Për kreun e PL-së Berisha është vula përfaqësuese e PD-së për aspektet e saj pozitive. Meta përmend dhe 6 marsin, ku me krenari thekson arsyet e firmosjes së de...

13:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI