Flash

Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë romancën e tyre

Lapsi.al 7 March 2023
Avril Lavigne dhe Tyga konfirmojnë romancën e tyre

Avril Lavigne dhe Tyga konfirmuan romancën e tyre të përfolur gjatë një eventi të Javës së Modës në Paris.

Rokerja dhe reperi  u fotografuan duke u puthur dhe kapur për dore në festën Mugler x Hunter Schafer. Më herët gjatë ditës, dyshja u ulën në rreshtin e parë të shfaqjes Ottolinger. Ndërsa Lavigne duket se po shijon Qytetin e Dashurisë me të dashurin e saj të ri, kryeqyteti francez ka një lidhje edhe me ish-in e saj të fundit, Mod Sun, pasi u fejuan atje në mars 2022.

Përfaqësuesi i artistes konfirmoi ndarjen e tyre  muajin e kaluar, gjë që me sa duket ishte një surprizë për këngëtarin "Karma". “Ata ishin bashkë dhe të fejuar që tre ditë më parë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është një lajm për të”, u përgjigj në atë kohë një zëdhënës i Mod Sun. Ditë më vonë, 35-vjeçari nga Minesota, e adresoi ndarjen në Instagram, duke thënë se; "E gjithë jeta e tij ndryshoi plotësisht" gjatë "1 javë". "Unë thjesht e di që ka një plan për të gjitha," u shpreh  ai. "Unë do ta mbaj kokën lart. Do dëgjoj gjithmonë zemrën time, edhe kur ndihet e thyer."/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore

Tom Sizemore ka ndërruar jetë, sipas raporteve të shumta. Aktori i njohur për interpretimet e tij në filma si;Saving Private Ryan, Heat dhe Black Hawk Down, ...

14:30

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI