Flash

Arrestohet një serb i dyshuar për krỉme lufte në 1999 në Kosovë

Lapsi.al 7 March 2023
Arrestohet një serb i dyshuar për krỉme lufte në 1999 në

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se është arrestuar Z.A, i nacionalitetit serb, që dyshohet se ka kryer krỉme lufte kundër popullatës civile në Komunën e Kamenicës. Sipas njoftimit, i pandehuri besohet se në mars të vitit 1999, në stacionin policor në Kamenicë, si person zyrtar, së bashku edhe me policë të tjerë serbë, fillimisht kishin rrahur “me shufra gome dhe shqelma” dhe më pas kishin torturuar “në mënyrë çnjerëzore” të dëmtuarin me iniciale B.M.

Sipas Prokurorisë, i dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda dhe i ishte “kanosur seriozisht jeta” gjatë dhunës së ushtruar që thuhet se ka zgjatur për një orë e gjysmë. Po ashtu, ai dyshohet se në periudhën shkurt-mars 1999, ka marrë pjesë në “dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ai ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, i arrestuari dyshohet ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. /REL

Të këshilluara

Dibër, djali plagos nënën me armë

Një ngjarje aksidentale sipas policisë, ka ndodhur pasditen e sotme në Selishtë të Dibrës, ku një djalë 15 vjeç ka plagosur me kallashnikov nënën e tij. Policia...

19:14

Plagosje me armë në Kurbin, detajet e para

Një plagosje me armë gjahu është regjistruar këtë të martë pranë lagunës së Patokut në Kurbin. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar. Ngjarja mendohe...

18:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI