Flash

“Albin, i hëngre të gjitha qershitë”/ Deputetja sqaron deklaratën që bëri bujë në kuvend

Lapsi.al 7 March 2023
“Albin, i hëngre të gjitha qershitë”/ Deputetja

Një deklaratë nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në foltoren e Kuvendit javën e kaluar u bë virale në rrjetet sociale. Duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës ajo tha: “Dreqi te hangërt Albin! S’e le asnjë qershi pa hangër. A bre Albin mos qofsha në lëkurën tënde!” – tha ajo. Disa e kuptuan dhe disa jo. E ftuar në T7 ajo ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë.

“Besoj që shumica e dinë se ç’ka do të thotë “t’i hash të gjitha qershitë”. Mendoj që metafora është shumë e pastër. Unë jam e bindur 100% që nuk kam përdorur gjuhë joparlamentare në asnjë formë dhe rrethanë. Metafora nuk është joparlamentare”, - vlerësoi Musliu.

“Ajo batutë ishte për person i cili gënjen pareshtur, ose thotë fjalë të pavërteta dhe kthehet i përpin fjalët e veta. Është e njëjta si me atë të qershive.

Ka të bëjë me një qytetar i cili ka qenë i lodhur gjatë një udhëtimi të tij është ulur nën një qershi. Ka ngrënë qershi sa i janë dashur ndërsa qershitë tjera i ka keqpërdorur dhe i ka bërë të pashfrytëzueshme. Me idenë unë i hëngra dhe të mos i hanë të tjerët që do vijnë...

“Që i bie, ka urinuar mbi to”, - e plotësoi drejtuesi i emisionit dhe Musliu e pohoi me lëvizje me kokë.

“Kur kthehet nga rruga, e zë lodhja prapë. Kthehet te qershitë që i ka dëmtuar vetë dhe ha sërish. Ky është kuptimi”, - tha deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, plagoset 44 vjeçari

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një makinë ...

17:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI