Flash

Veliaj "fut në xhep" komplekset e ndërtimeve te Liqeni i Farkës

Lapsi.al 6 March 2023
Veliaj "fut në xhep" komplekset e ndërtimeve te Liqeni i

Erjon Veliaj ka thyer një rekord tjetër në shtrembërimin e realitetit përmes video-montazheve që sajon nëpërmjet zyrës së tij të shtypit.

Pasi zhduku qiellgërvishtësen nga fotot tek Kulla e Sahatit, pasi e bëri diellin të lindë nga Veriu, kryebashkiaku i Tiranës ka fshehur komplekset me ndërtime që kanë rrethuar nga të gjitha anët liqenin në Farkë dhe që po kafshojnë gjithnjë e më shumë parkun.

Veliaj u shfaq teksa mbjell pemë pranë liqenit, dhuratë e një kompanie private me dedikim për luftën në Ukrainë.

I shoqëruar nga ambasadori i Ukrainës, Veliaj shfaqet në video duke hedhur dhe përreth trungut të pemëve mbi të cilat është lidhur nga një flamur verdheblu. Pastaj kryebashkiaku flet në video për synimin për të mbjellë një milion pemë deri në 21 Mars dhe e përshkruan zonën si mushkërinë e dytë të Tiranës.

“Është kollaj të bësh kritikun nga divani dhe kolltuku, por është shumë e vështirë të mbjellësh pemë” ishin fjalët e Erjon Veliajt në videon prej 8 minutash, që shpërndau për mediat.

Por ajo që bie në sy në këtë video, janë pamjet e pakta nga Liqeni i Farkës. Veliaj qëndron mbi një grumbull dheu. Kamera e ka mbyllur objektivin, Pamjet nga liqeni janë një ose dy plane në një video prej 8 minutash.

Kjo nuk është rastësi.

Liqeni i Farkës vitet e fundit është rrethuar nga një valë ndërtimesh. Duke qenë një zonë e lakmuar, Veliaj e ka lëshuar dorën duke e shndërruar zonën në një kantier të zhurmshëm, që po betonizohet dita ditës.

Aq shumë janë shtuar ndërtimet sa ngado të hedhësh sytë në horizont sheh vetëm gropa, beton dhe mjete të tonazhit të rëndë që lëvizin.

Në vend të pemëve, po rriten ndërtesa dhe në vend të zogjve, dëgjohet kudo uturima e makinerive që hapin gropat për të ndërtuar.

Lapsi.al ju sjell më poshtë kantieret e ndërtimit, që janë hapur në këtë zonë me lejen e kryebashkiakut Veliaj përmes pamjeve të Google Earth.

Janë pamjet që Veliaj fsheh në filmimet e realizuara me kujdes në Bashki.

[caption id="attachment_806262" align="alignnone" width="1205"] Pamje e kantiereve të ndërtimit në Liqenin e Farkes nga lart[/caption]

[caption id="attachment_806263" align="alignnone" width="1069"] Pamje e kantiereve të ndërtimit në Liqenin e Farkes nga lart[/caption]

[caption id="attachment_806264" align="alignnone" width="1203"] Pamje e kantiereve të ndërtimit në Liqenin e Farkes nga lart[/caption]

Të këshilluara

Pas apelit/ Cila është tani PD me vulë?

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t'i rikthyer vulën e opozitës zyrtare një pakice të papërfillshme brenda PD-së, nuk është asgjë më shumë se vijimi i një politi...

10:11

"One man show" i Ramës në mocionin McGonigal

Edi Rama zgjodhi sërish të njëjtën taktikë që e përdor kur është në vështirësi, që nga koha e grevës së studentëve dhe e zbulimit të tenderit me dokumenta fallc...

14:55

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI