Flash

Reforma e pensioneve, francezët nuk zmbrapsen, lajmërojnë për grevën më të madhe

Lapsi.al 6 March 2023
Reforma e pensioneve, francezët nuk zmbrapsen, lajmërojnë

Franca pritet të zhvillojë grevën më të madhe nesër, ku sindikatat kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e punëtorëve kundër reformës së nxitur nga qeveria për sistemet, një reformë që përfshin, ndër të tjera, një rritje të moshës së daljes në pension nga 62 vjeç që është sot, në 64 vjeç.

Greva pritet të përfshijë veçanërisht sektorin e transportit, si rrugor dhe hekurudhor ashtu edhe në atë ajror. Shumica e rrugëve pritet të jenë të mbyllura ndërkohë që sindikatat e shoferëve të kamionëve kanë kërcënuar se do të mbyllin rrugët kryesore të vendit.

Greva pritet të prekë kryesisht sektorët e energjisë, zinxhirit ushqimor dhe arsimit, me shumë shkolla dhe universitete që do të jenë mbyllura në atë që mediat franceze po e quajnë “greva më e madhe”.

Sipas autoriteteve rreth 1 milion francezë do të protestojnë, ndërsa sindikatat presin që numri i demonstruesve të kalojë 2 milionë. Sindikatat kanë njoftuar se do të mbahen mitingje në 260 qytete franceze.

 

 

Sipas një sondazhi të kryer në emër të stacionit televiziv BFMTV, 64% e francezëve janë në favor të grevës, ndërsa 57% janë në favor të një greve të përgjithshme të përhershme.

Së fundmi, për sa i përket procesit parlamentar të miratimit të projektligjit të pensioneve, ai tashmë është në fazën përfundimtare, pra pritet vetëm miratimi i tij nga Senati.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI