Flash

Hetimet/ Eralda dhe Barbara humbën jetën një garë makinash mes të rinjsh

Lapsi.al 6 March 2023
Hetimet/ Eralda dhe Barbara humbën jetën një garë makinash

Dy vajza shumë të reja, mbetën viktima të një aksidenti tragjik automobilistik natën e 5 marsit. Makina me të cilën ato udhëtonin u përplas me një rrap në një rrugë fshati në zonën e Trevisos. Të pajeta nga ky aksident mbetën Eralda Spahillari, 19 vjeç me origjinë nga Durrësi dhe 17-vjeçarja italiane Barbara Brotto.

Eralda thuhet se në vendin e parë të makinës dhe bashkë me shoqen e saj po shkonin në një klub për tu argëtuar, por nuk arritën dot asnjëherë. Bashkë me to ishin edhe të dashurit e tyre që janë në gjendje të rëndë në spital. Mediat italiane shkruajnë se shkak është bërë nja garë shpejtësie ku ishte përfshirë makina e makina e vajzave.

Ëndërronte të hapte një qendër bukurie, kush është 19-vjeçarja shqiptare që u shua në aksident në Itali - Tv Klan

Ato po udhëtonin me një shpejtësi 140 km/h me një makinë BMW kur kanë tentuar një parakalim, por makina ka prekur automjetin tjetër duke thyer pasqyrën dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemën. Sipas të njëjtave burime në makinën tjetër, një Volkswagen Polo ishin miq të të rinjve.

“Eralda? Një vajzë e fortë”, - thonë miqtë e saj. E buzëqeshur dhe e sjellshme, ajo donte të kthehej në Shqipëri me të dashurin e saj dhe të hapte një sallon bukurie. Nga ana tjetër, Barbara kishte lënë shkollën dhe punonte në një piceri. Prokurori i Trevisos ka hapur një hetim dhe pret përfundimin e analizave toksikologjike për shoferin 19-vjeçar që drejtonte makinën e viktimave.

Barbara Brotto, morta a 17 anni nell'incidente a Treviso. I video sui social: «Il mio ragazzo spericolato alla guida, che paura»

Në videot e publikuara në TikTok Barbara ishte shumë aktive. Ajo u tregonte ndjekësve të saj ditët në makinë me të dashurin e saj. Një ditë ajo e kritikonte atë që ecte me shpejtësi duke shkruar: “Nuk ka nevojë për të vrapuar”. ©LAPSI.al

Ragazze morte, si indaga sulla dinamica: «Forse sorpasso azzardato». L'incidente choc contro un platano

Të këshilluara

Rama nesër në Berlin, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perën...

20:33

Aksident në Korçë, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është regjistruar sot në Korçë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi A.K ka përplasur këmbësorin N.C, ...

20:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI