Flash

Greqia 'gjunjëzohet' nga protestat e dhunshme, refuzohet ndjesa e Mitsotakis

Lapsi.al 6 March 2023
Greqia 'gjunjëzohet' nga protestat e dhunshme, refuzohet ndjesa e

“Si kryeministër i Greqisë më duhet t’u kërkoj të gjithëve, veçanërisht familjarëve të 57 viktimave, falje për tragjedinë që ndodhi javën që shkoi. Dy trena që vinin nga drejtime të ndryshme gjendeshin në të njëjtat shinat dhe askush nuk e vuri re. Nuk ka justifikim. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të fshihemi pas një ‘gabimi njerëzor’.”

Me këto fjalë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar popullit të dielën paradite, pasi një valë e madhe me protestues ka pushtuar rrugët e Athinës dhe Selanikut. Përplasja e dy trenave, që rezultoi në 57 viktima (mes tyre edhe disa shqiptarë) dhe mbi 80 të plagosur, ka ndezur zemëratën e popullin grek, të cilët nuk kanë ngurruar ta nxjerrin dufin e tyre në rrugë.

“Poshtë qeveritë vrasëse”, pikëllimi dhe mllefi grek përfshin Athinën dhe Selanikun

Për shumë ditë me radhë, unionit të punonjësve të hekurudhave i janë bashkuar më shumë se 12 mijë njerëz që kanë protestuar pas aksidentit të përgjakshëm të datës 1 maj 2023. Tubimi fillimisht paqësor degradoi në dhunë e përplasje me policinë. Pesë protestues janë arrestuar dhe shtatë oficerë policie u plagosën pasi një grupim i maskuar njerëzish me afro 200 persona kanë hedhur gurë, kokteile ‘Molotov’-i apo shishe drejt bluve. Demostruesit mbanin në duar parrula ku shkruhej “Poshtë qeveritë vrasëse”. Autoritetet policore janë përgjigjur me një përdorim të kufizuar të gazit lotsjellës apo granatave trullosëse.

PHOTO: A petrol bomb explodes next to riot police as clashes take place during a demonstration following the collision of two trains, near the city of Larissa, in Athens, Greece, March 5, 2023.

Ndërkaq, në Selanik rreth 3000 njerëz iu bashkuan protestave. Njëra prej tyre u organizua nga aktivistët e krahut të majtë. Ata marshuan të qetë drejt godinave qeveritare. Ndërkohë një tubim i dytë, më ‘euforik’, u mbajt nga Partia Komuniste. Ata u ndeshën me disa efektivë të policisë teksa tentonin të vendosnin një banderolë mbi monumentin “Kulla e Bardhë”.

Afër stacionit ku ndodhi aksidenti, banorët vendosën qirinj dhe karafila në ngjyrë të bardhë e të kuqe. Ndërkohë, aty pranë u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore nga të afërmit e viktimave.

Emëruesi i përbashkët i manifestimeve që nisën prej të mërkurës është pikëllimi dhe mllefi i qytetarëve grekë.

PHOTO: Protesters clash with riot police as an employee of the Athens Metro tries to intervene at the entrance of a station, during a demonstration following the collision of two trains, near the city of Larissa, in Athens, Greece, March 5, 2023.

 

“Ajo që ndodhi nuk ishte aksident, ishte krim. Ne nuk mund të rrimë indiferentë”, tha protestuesja 23-vjeçare Sophia Hatzopoulou, studente e filozofisë në Selanik.

“Mund t’i ndodhte secilit prej nesh. Prej shumë kohësh fondet e Bashkimit Europian shkojnë në xhepat e gabuar në këtë vend. Jemi këtu për viktimat, por edhe për fajtorët. Kjo tragjedi reflekton mënyrën se si po keqqeveriset Greqia.”, foli për The Guardian Despoina Karayiannidou, një tjetër protesuese në Selanik.

Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik, ka urdhëruar krijimin e një komiteti ndërpartiak që të hetojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ai ka premtuar se “përgjegjësit do të vihen para drejtësisë” përpara nisjes së zgjedhjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=73gnLaJaywk

 

Pikëpyetje mbi kompaninë dhe qeverinë e Mitsotakis për sigurinë e hekurudhave

“Hellenic Train”, kompania që është vënë në fokus të gjithë mërisë qytetare pas përplasjes së trenave, po kërkon të mbrojë veprimet e veta. Kjo pasi disa investigues po shohin mundësinë që të ndërmarren veprime ligjore kundër anëtarëve të kompanisë hekurudhore.

Përgjatë këtyre ditëve anëtarë të unionit të punonjësve të hekurudhave kanë thënë se e kanë paralajmëruar kompaninë për problemet me sigurinë. Pikëpyetje janë ngritur edhe mbi qeverinë që nuk ka realizuar reformën e sigurisë hekurudhore.

Në një tentativë për t’u shfajësuar Mistsotakis tha se do të kërkojë fonde shtesë, si edhe ndihmë teknike nga Bashkimi Europian për të shmangur mundësinë që tragjedi të tilla të përsëriten.

Sakaq, përgjegjësi i stacionit hekurudhor në Larisa është shoqëruar dhe po pret gjyqin. Avokati i tij tha se 59-vjeçari, që nuk është identifikuar për mediet, u arrestua disa orë pas përplasjes. Ai tregoi se klienti i tij ndihet i shkatërruar pas ngjarjes dhe se ka rrëfyer përpara hetuesve të vërtetën e plotë. Avokati tha se punonjësi i hekurudhës ka marrë pjesën e tij të fajit, por shtoi se kishte edhe ‘faktorë të tretë’ të përfshirë.

 

Burimi: FRANCE 24 

Përktheu: ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pas apelit/ Cila është tani PD me vulë?

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t'i rikthyer vulën e opozitës zyrtare një pakice të papërfillshme brenda PD-së, nuk është asgjë më shumë se vijimi i një politi...

10:11

"One man show" i Ramës në mocionin McGonigal

Edi Rama zgjodhi sërish të njëjtën taktikë që e përdor kur është në vështirësi, që nga koha e grevës së studentëve dhe e zbulimit të tenderit me dokumenta fallc...

14:55

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI