Flash

Gjykata i la vulën, Alibeaj ka një propozim: Të shkojmë me një kandidat në zgjedhje

Lapsi.al 6 March 2023
Gjykata i la vulën, Alibeaj ka një propozim: Të shkojmë me

Enkelejd Alibeaj iu kërkoi demokratëve të bashkohen për zgjedhjet e 14 Majit. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë që erdhi vetëm pak ditë pasi Apeli ktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen për PD, Alibeaj prezantoi planin me tre pika që sipas tij ka në fokus zgjedhjet e 14 majit.

“Ajo që kam propozuar është që fokusi kryesor janë zgjedhjet. PD e ka detyrim të fortë që të jetë e fokusuar te zgjedhjet. Për këtë arsye, tre janë çështjet që propozova për të cilat gjeta mbështetjen.

Së pari, lidhur me aleancat. PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave, ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik.

Së dyti, lidhur me këshillat bashkiak, Në bazë edhe të vendimit të kryesisë edhe të kolegjit të kryetarëve, duhet të fillojë nga puna duke ftuar demokratët e intelektualët që kanë qëndruar në momente të vështira të PD që të bëhen pjesë e listave të këshilltarëve të PD në bashkitë respektive. Do të jetë vendimmarrje e kryesisë së partisë lidhur me përbërjen e listave dhe modalitetet e tjera.

Së treti, për kandidatët për kryetarë bashkie. Në funksion të bashkimit, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kanë propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetjen për hapjen pa asnjë kufizim ndaj gjithë prurjeve, kandidatëve tanë dikur të propozuar, kandidatëve nga Rithemelimi e kandidaturave të tjera me një synim të vetëm me daljen me një kandidat të vetëm në çdo bashki”, tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI