Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Djali i policit përndjek dhe shantazhon një vajzë/ OPGJ-ja: Je krujt vetë!

Lapsi.al 6 March 2023
Djali i policit përndjek dhe shantazhon një vajzë/ OPGJ-ja: Je

Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonë. I tillë është edhe rasti transmetuar në Fiks Fare mbrëmjen e së hënës, ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në rrjetet sociale. Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdon. Për këtë arsye vajza i drejtohet Fiks Fare pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një polici.

“Para 4 vitesh kam komunikuar për rreth një javë në rrjetet sociale me këtë djalin dhe më pas i mbylla komunikimet me të, por sot e kësaj dite me këto biseda ai më shantazhon duke ia dërguar familjes time dhe bashkëshortit“, - shprehet denoncuesja. Ajo pohon se që në momentin që ia kishte komunikuar që nuk do të flisnin më, ai e kishte kërcënuar se do të bënte publike bisedat e tyre nëse nuk do i jepte 2 mijë euro. Pyetjes së gazetarëve të Fiksit se pse nuk i është drejtuar policisë , vajza u shpreh se ka shkuar disa herë të bëjë denoncim. Por denoncimi nuk i është mbajtur nga policia, pasi djali që ajo do të akuzojë të atin e ka polic. Bëhet fjalë për Blerim Bushgjokën djali i policit Pal Bushgjoka.

Denoncuesja shprehet se ka takuar edhe vetë policin Pal Bushgjoka dhe se ky i fundit i ka thënë se do e zgjidh ai këtë çështje, por shantazhet ende vazhdojnë. Me adresa false të ndryshme Blerimi i shkruan familjarëve të denoncuese duke u kërkuar që ta bëjnë vajzën të flasi me të ose në të kundërt do nxjerri bisedat. Jo vetëm për vajzën por edhe për familjarët e saj situata është bërë shumë shqetësuese dhe nuk po gjejnë dot zgjidhje.

E pajisur me kamera të fshehtë denoncuesja i drejtohet Komisariatit Lezhë. Në prani të oficerëve të policisë gjyqësore e reja shpjegon situatën dhe u thotë se personi në fjalë është djali i policit Pal Bushgjoni. Sapo dëgjojnë emrin e kolegut njëra prej OPGJ-ve çohet dhe thotë se do e marri në telefon. Pra ndërkohë që është duke u bërë një denoncim, oficerja njofton kolegun djali i të cilit po akuzohet. Por e keqa vjen pas telefonatës. Oficerja pas komunikimit me kolegun Pal Bushgjoni, i drejtohet denoncueses se është faji i saj pasi ka komunikuar me djalin rreth një javë në rrjetet sociale. Duke mohuar që shantazhuesi është djali i kolegut të tyre, ata i drejtohen të resë se këto janë adresa fallco dhe se ajo nuk kishte shkuar herë tjetër në komisariat për të bërë denoncim.

Me ton kërcënues oficerja i thotë se nëse vajza do bënte denoncim do t’i sekuestrohej telefoni. Vajza e kundërshton këtë gjë edhe pse u thotë që u vë në dispozicion çdo bisedë me djalin, por aparatin telefonik që kishte aktualisht në përdorim ishte i ri dhe nuk kishin shkëmbyer me të biseda. Madje denoncuesja ka theksuar se bisedat nuk janë me të, por me shoqet dhe të afërmit e saj. Por as këto nuk u duken bindëse oficerëve për mos u lënë aty aparati telefonik. Në këto kushte vajza kërkon të konsultohet me të afërmit që e presin jashtë, por në këto momente njëra prej oficereve e mban me zor në ambientet e komisariatit dhe vendosin vetëm të kryejnë kqyrjen e aparatit celular.

Në moment që oficerja mban kallëzimin, vajzës i vjen një mesazh në telefon nga djali i policit i cili i shkruan: “Dua të flas me vëllain tënd”. Vajza ia tregon oficeres mesazhin dhe kjo e fundit i thotë që t’i shkruaj ta marri në telefon në ato momente. Vajza ashtu bën , por nga ana tjetër e ekranit të telefonin lexohet kundërshtimi i djalit me motivin se është në punë dhe do e telefonojë më vonë. Dhe në po këto çaste njëjta oficere merr telefonin e saj personal dhe sërish del jashtë dhome për të kryer një telefonatë. Me rikthimin e saj në zyrë vazhdohet me marrjen e kallëzimit.

Blerim Bushgjoka djali i policit e pranon edhe vetë në një bisedë me vajzën që e ka shantazhuar për 4 vjet. Dhe se ka qenë në dijeni se ajo është paraqitur disa herë në komisariat për ta denoncuar dhe se një nga këto herë ka takuar edhe të atin e tij.

Pas marrjes së kallëzimit nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, djali telefonon vajzën dhe i kërkon të flasë me vëllanë e saj, pasi ka vendosur që ta zgjidhi problemin e krijuar me familjen e saj. Ai shprehet se këto kërcënime e shantazhime nuk i bën ai, por në emrin e tij hapin femra dhe njerëz që i duan të keqen adresa false. Gjithsesi në fund ai e mbyll telefonatën duke i kërkuar të resë ta mbyllin familjarisht problemin dhe jo me shtet. /Marrë nga Top Channel

Të këshilluara

Rama nesër në Berlin, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perën...

20:33

Aksident në Korçë, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është regjistruar sot në Korçë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi A.K ka përplasur këmbësorin N.C, ...

20:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43