Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Berisha i përgjigjet ofertës së Alibeajt: Nuk ka negociata me pengjet

Lapsi.al 6 March 2023
Berisha i përgjigjet ofertës së Alibeajt: Nuk ka negociata me

Sali Berisha thotë se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit. Kreu i demokratëve theksoi se ata janë "pengjet" e kryeministrit Edi Rama dhe se përdoren prej tij për të dëmtuar PD.

“Nuk ka marrëveshje me pengjet po nuk i la pengmarrësi. Lulzim Basha, me daljen në dritë të aferës me McGonigal është e qartë që mbyllja e dosjes së Bashës është marrje peng nga Rama. Peng është dhe Alibeaj. Mund të negociosh me pengmarrësin, por me pengun nuk ka negociata. Ata që mendojnë se mund të negociojnë me Bashën dhe Alibeajn, ata mendojnë se mund të negociohet me hiçin. Ata janë vegla në duart e Ramës” – tha Berisha në emisionin “Opinion”.

Berisha tha se çështja e vulës do të shkojë edhe në gjykatat ndërkombëtare pasi të ketë ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë.

"Apelimi ka 2 kuptime: Kuptimi i parë është sepse pavarësisht se këto janë institucione të kontrolluara tërësisht nga partia, këtu nuk ka një alternativë tjetër dhe ne nuk kemi një parti për një rend parashtetëror dhe kuptimi i dytë është se ne kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare, e cila ka një rregull që ankimimi atje të ketë kaluar shkallët e gjyqësorit, por e preferuar është kjo.

Nuk mund të pranojë kurrë gjykata e Stasburgut një proces gjyqësor ku palë shpallet ajo që nuk ka qenë palë. Ky standard Rama-Yuri Kim në Shqipëri, nuk ekziston askund në botë përveç se në Korenë e Veriut. Mund të ekzistojë në Bjellorusinë e Lukashenkos apo në ndonjë vend tjetër diktatorial. Shqipëria ka të drejtën e plotë që t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat edhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Qëllimi i Edi Ramës dhe Yuri Kim ka qenë që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje. Yuri Kim ka parashikuar që ose bëhet kjo ose shkatërrohet PD-ja, por nuk u bë. PD-ja është forca kryesore politike opozitare. Edi Rama është sot një armik real i SHBA me aktin që ka kryer. Është një kufomë e pakalluar që do të marrë ndëshkimin e vet, kurse PD-ja është një forcë politike pro-perëndimore që mbron vlerat të cilat ndan me shoqëritë e këtyre vendeve” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama nesër në Berlin, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perën...

20:33

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43