Flash

Berisha flet për pengje: Lul Brava dhe AliBasha zbatojnë urdhrat e pengmarrësit

Lapsi.al 6 March 2023
Berisha flet për pengje: Lul Brava dhe AliBasha zbatojnë urdhrat e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se vendimi i gjykatës për vulën e PD, ishte projekt i kryeministrit Edi Rama.

Këto përpjekje sipas Berishës, “nxitën një energjizim të madh, një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD-në në parti të vërtetë opozitare, të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm”.

I pyetur në lidhje me kërkesën e dorëzuar në KQZ nga grupi i Alibeajt, për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha:

“Pengjet janë pengje, zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit, nuk ekziston fraksion, por fraksioni i pengjeve të Ramës, që përbëhet nga Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një e vetëm një, ajo e anëtarësisë, ajo që ka mbështetje masive nga qytetarët, ajo që ka vendimin e gjykatës së Faktit për regjistrimin e nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si Don Kishotër betejën me këtë forcë që ka për frymëzim lirinë”.

Lexo më tej: Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit 

Lexo më tej: Alibeaj flet si kryetar i PD-së, fton kandidatët e primareve 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI