Flash

BE: Talibanët nuk kanë premtuar rihapjen e shkollave për vajzat afgane

Lapsi.al 6 March 2023
BE: Talibanët nuk kanë premtuar rihapjen e shkollave për vajzat

Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për rihapjen e shkollave dhe universiteteve për gratë dhe vajzat afgane gjatë vitit të ri shkollor.

Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian në Kabul më 5 mars.

I dërguari i posaçëm i BE-së për Afganistanin, Tomas Niklasson, tha se ai nuk ka dëgjuar “asnjë zotim” nga ministrat talibanë gjatë takimeve të tij lidhur me këtë çështje.

“Hapja e shkollave dhe universiteteve për ofrimin e edukimit kualitativ për djemtë dhe vajzat afgane, gratë dhe burrat, nuk është opsional”, tha Niklasson.

Që kur grupi i linjës së ashpër u rikthye në pushtet në gusht të vitit 2021, Afganistani është bërë shteti i vetëm në botë që ua mohon shkollimin grave.

Aktualisht gratë dhe vajzat afgane nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet. Përveç shkollimit, gratë dhe vajzat afgane janë privuar edhe nga të drejta të tjera./rel

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI