Flash

Arrestohen 18 persona në Tiranë, policia jep detajet

Lapsi.al 6 March 2023
Arrestohen 18 persona në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 18 persona të cilët akuzohen për vepra të ndyshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprine të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

- P. B., 32 vjeç dhe M. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë;

- B. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

- B. K., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe O. D., 20 vjeç, banues në Nikël, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte secili prej tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

- T. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;

- I. Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një market, në rrugën "Frederik Shiroka".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi i ka vjedhur me dhunë aparatin celular, një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin H. L., 55 vjeç, banues në Priskë të Madhe, pasi duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës, ka tentuar të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan një shtetas 16 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash dhe kasën, në një market, në rrugën "5 Maji". Gjithashtu, 16-vjeçari dyshohet se është autor i 3 rasteve të vjedhjes së shumave të ndryshme të parave, në disa subjekte.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- G. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

- K. K., 27 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 27-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

- Z. S., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. N., 28 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve;

- G. K., 24 vjeç, banues në Tropojë, E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Gj., 28 vjeç, banues në Angli, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

- H. N., 26 vjeçe, banuese Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprine të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43