Flash

Alibia Alibeaj për daljen në zgjedhje me kandidat të përbashkët

Lapsi.al 6 March 2023
Alibia Alibeaj për daljen në zgjedhje me kandidat të

Mbledhja e Enkeleid Alibeajt, me mbështetësit e vet menjëherë sapo grupimi i tij mori vulën nga gjykatat e Edi Ramës ka qenë ftesa për bashkim të demokratëve për të dalë me një kandidat të vetëm. Slogani që e përdorin të gjithë në forma, por pa i dhënë brendësi ka qenë unifikimi i një opozite, që të rezultojë fituese në 14 Maj.

Dhe për këtë, Alibeaj ka deklaruar në fjalën e tij: "... duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,  votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik".

Mirëpo dardha duket se e ka bishtin mbrapa. Sepse ky qëllim përbashkues zhbëhet kur Alibeaj përjashton nga fronti opozitar Partinë e Lirisë, e cila ka mbështetur primaret madje është treguar bashkëpunuese me Berishën, duke i thënë se do mbështesë të gjithë kandidatët e tij për kryetar bashkish në mbarë vendin.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Mos qeshni më me këta të vulës 

Pra edhe sikur në të gjitha pikat grupimet të bien dakord për unifikimin, vetëm një kusht i Alibeajt që kandidatët e Rithemelimit të heqin dorë nga mbështetja që i ka ofruar Meta e hedh në erë çdo lloj kompromisi.

Lidhur me aleancat Alibeaj tha: "PD merr përsipër t'i prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik brenda kornizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombëtare dhe Perëndimore".

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Pra që me kufizimin, aleancat duhen bërë vetëm djathtas, fronti opozitar bie poshtë. Këtë ide për ta vënë një vijë të kuqe për koalicion me PL-në e kanë artikuluar edhe pjestarë të tjerë të grupit të Alibeajt. Gjithashtu qëllimi i Ramës së paku prej vitit 2017 kur prishi koalicionin me LSI-në ka qenë pengimi i një aleance të saj me PD. Kjo ide është rimarë tani nga Alibeaj për ta bërë fare të pamundur idenë e një bashkimi që edhe kështu duket shumë i vështirë.

Estrada e vulës/ Minoranca në PD regjistrohet në KQZ si partia e Bashës 

Në parim, idenë e daljes me një kandidat të vetëm e mbështetën edhe Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku e shumë deputetë të tjerë, por pa u prononcuar rreth një koalicioni me PL. Shumica e tyre kanë bashkuar votat me rilindjen për të hartuar një ligj që e përjashton Metën si ish spiun nga politika, madje po bashkëpunojnë edhe për të mos lënë PL të hyjë në zgjedhje, nëse Ilir Meta vazhdon të jetë kryetar i kësaj partie.

©Lapsi.al

 

 

   

 

Të këshilluara

Pas apelit/ Cila është tani PD me vulë?

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t'i rikthyer vulën e opozitës zyrtare një pakice të papërfillshme brenda PD-së, nuk është asgjë më shumë se vijimi i një politi...

10:11

"One man show" i Ramës në mocionin McGonigal

Edi Rama zgjodhi sërish të njëjtën taktikë që e përdor kur është në vështirësi, që nga koha e grevës së studentëve dhe e zbulimit të tenderit me dokumenta fallc...

14:55

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI