Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Akt ekstrem prej borxheve, 32-vjeçari i shpëtoi vdekjes pasi kishte vënë lloto dhe nuk e paguante dot

Lapsi.al 6 March 2023
Akt ekstrem prej borxheve, 32-vjeçari i shpëtoi vdekjes pasi kishte

Në Tiranë, një i ri tentoi t’i japë fund jetës me overdozë ilaçesh për shkak se nuk shlyente dot një borxh të akumuluar nga bastet online.

Dy të dyshuarit Mario Lika dhe Blenard Ahmetaj, akuzohen nga prokuroria për gjobvënie dhe për organizim lojërash fati në kundërshtim me ligjin.

Prokuroria thotë se ata e kanosën bastexhiun e ndeshjeve sportive mbasi viktima e tyre nuk arriti tu shlyente borxhin prej gati 4 milionë lekë.

Ata i shkuan vazhdimisht në banesë, kanë qëndruar duke e vëzhguar në distancë dhe e kanë kërcënuar tha prokurorja në gjykatë gjatë masës së sigurimit personal.

Të njëjtën gjë kërcënuese bënë edhe kundër bashkëshortes së tij, duke i kanosur fëmijët derisa sa konflikti kulmoi në datën 2 mars dhe i sulmuan shtëpinë bastexhiut duke synuar që të shkatërronin derën e të hynin brenda.

I riu ra në kontakt me administratorët e faqes së basteve në një kazino ku dhe ju bë oferta që të vinte baste ndeshjesh në telefon, njofton Top Channel.

Prokurorja pohoi se si prova rënduese për gjobëvënien e bastit janë edhe komunikimet në telefon jo vetëm me bastexhiun por edhe të ëmën si dhe fakti që njëri nga të dyshuarit rezulton me precedentë të mëparshëm penale në Gjermani.

I ndodhur midis dy zjarresh, nga njëra anë pamundësisë për të shlyer borxhin dhe nga ana tjetër trysninë, ai konsumoi medikamentet me shpresën se kështu ai do shpëtonte familjen.

Mbas dozave të shumta me medikamente, në datën 25 shkurt, 32-vjeçari përfundoi në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Por ai ja la fajin depresionit dhe nuk tregoi asgjë në spital. Mbasi doli prej andej, ai u gjurmua më tej dhe në një rast ju dërguan në telefon video të banesës ku ishte zhvendosur të jetonte e shoqja mbasi kishte frikë nga kërcënimet deri ditën kur lojtari u bind se nuk kishte shpëtim nëse nuk njoftonte policinë./TCH

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43